dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Edhe lejet B-integruese ekologjike nuk mundësojnë kontroll mbi ndotjen

08.07.2021
Слика
Загадувањето сериозен проблем и со издавање на дозволи

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediume -        

Shkup, 08.07.2021

      

Lëshimi i lejeve B-integruese ekologjike nuk mundëson kontrollin e plotë mbi ndotjen

Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente për lëshimin e lejeve B-integruese ekologjike nuk janë mjaftueshëm efektive për vednosjen e sistemit integrues për parandalim dhe kontroll të ndotjes nga aktivitetet industriale dhe respektim të plotë të parimeve për mjedisin jetësor.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë ‘’Efektiviteti i masave dhe i aktiviteteve për lëshimin e lejeve B-integruese’’  për t’iu përgjigjur pyetjes ,,A mundësohet me lejet B-integruese ekologjike parandalimi dhe kontrolli i ndotjes së mjedisit jetësor nga aktivitetet industriale?"

Revizioni i suksesit është kryer në përputhje me Programin Vjetor për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020, ndërsa i referohet periudhës 2017-2019, edhe pse disa fusha, çështje dhe ngjarje janë përfshirë edhe para vitit 2017 dhe rrjedhimisht deri në ditën e njoftimit për revizionin e kryer.

Еуроникел

Në periudhën 2017 - 2019, subjektet që i nënshtrohen revizionit kanë mbledhur tarifa në vlerë totale prej 7,4 milion denarë. Tek te gjitha subjetketet, revizorët konstatuan interpretim  dhe mënyrë të ndryshme zbatimit të akteve nënligjore, gjë që reflekton në llogaritjen e saktë dhe të unifikuar të tarifës. Mënyra e ndryshme e llogaritjes së kompensimit çon në trajtim të pabarabartë të operatorëve të instalimit të cilët janë të detyruar ta paguajnë atë, dhe në të njëjtën kohë kjo ndikon në respektimin e pasaktë dhe jo të plotë të parimit "ndotësi paguan".

Tek pjesa më e madhe e subjekteve nuk është vendosur evidenca e kontabilitetit për të arkëtueshmet nga operatorët e instalimeve, gjë që nuk mundëson monitorimin e tyre dhe arkëtimin e rregullt. Mungesa e evidencës përkatëse nuk mundëson në rast të kërkesave të paarkëtuara, paralajmërim në kohë ose marrjen e lejes.

Në raportin e revizorit është theksuar se, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinorë dhe një pjesë e komunave kanë vendosur regjim të lëshimit të lejeve integruese ekologjike, por mungon sistemi integrues dhe mekanizmi kontrollues i cili në tërësi do ti përfshijë instalimet industriale të cilët me aktivitete e veta emitojnë materie dëmtuese në mjedisin jetësor.

Југохром Јегуновце

Edhe pse është i njohur numri i përgjithshëm i subjekteve aktive afariste të shpërndara në sektorë të veprimtarisë (75.914 subjekte) në përputhje me Klasifikimin Kombëtar të Veprimtarisë, nuk është i njohur numri i subjekteve afariste që kryejnë aktivitete për të cilat është e nevojshme të posedojnë leje B-integruese ekologjike (B-LIE). Gjithashtu, një pjesë e instalimeve që posedojnë leje për pajtueshmëri me planin operativ (LPPO) nuk janë kujdesur plotësisht ose nuk e kanë respektuar afatin ligjor për sigurimin e B-LIE, që u mundëson të vazhdojnë me aktivitete të cilët kanë ndikim të pavolitshëm në cilësinë e mjedisit jetësor.

 Instalimet industriale që punojnë pa leje integruese ekologjike (LIE) nuk mundësojnë që të kontrollohet ndotja në përgjithësi të cilën ato e shkaktojnë dhe ekziston rreziku nëpërmjet aktiviteteve të tyre ti tejkalojnë vlerën e kufijve të lejuara të substancave ndotëse që shkaktojnë efekte të dëmshme për mjedisin jetësorë, jetën dhe shëndetin e njerëzve. 

Një nga arsyet për dobësitë e konstatuara në mënyrën e lëshimit të B-LIE është ekipimi i pamjaftueshëm i kuadrit në komunat dhe shërbimet e inspektimit, si dhe mungesa e trajnimeve dhe orientimit konkret për të vepruar në fushën.

Duke pasur parasysh se parandalimi dhe kontrolli integrues i ndotjes të mjedisit jetësorë është fushë komplekse që kërkon njohuri të rëndësishme profesionale, dallimet në përmbajtjen e lejeve, më shpesh janë për shkak të parashikimeve të ndryshme, njohurive profesionale, përvoja dhe trajnimi i personave të punësuar që aktivitetet e të cilëve janë të lidhura me lëshimin e lejeve.

Veprimi në mënyrë të këtillë shkakton qasje jo të unifikuar gjatë lëshimit të lejeve dhe paraqet rrezik nga ekzistimi i subjektivizmit  gjatë përkufizimit të përmbajtjes së tyre, që njëkohësisht negativisht reflekton gjatë kryerjes së monitorimit dhe mbikëqyrjes se instalimit, si dhe gjatë llogaritjes së kompensimeve që operatorët e instalimit duhet ti paguajnë.

Me revizionin e kryer, në fushën e monitorimit, mbikëqyrjes dhe njoftimit, revizorët konstatuan se institucionet kompetente nuk kanë miratuar Strategji për monitorimin e mjedisit jetësorë dhe Program për monitorim të mjedisit jetësorë, të cilët janë të rëndësishëm për përkufizimin e orientimit për vendosjen e mbikëqyrjes sistemore, hulumtimit dhe vlerësimin e ndotjes dhe gjendjes, si dhe evidentimin dhe identifikimin e burimeve të ndotjes të mediumeve dhe fushave të mjedisit jetësorë. Në raport janë theksuar se përfaqësimi i pamjaftueshëm i aktiviteteve mbikëqyrëse nga institucionet kompetente ndikon në zbulimin, parandalimin dhe kontrollin jo në kohë të ndotjes së mjedisit jetësorë të shkaktuar nga instalimet industriale.      

Nga Ministria e Mjedisit Jetësorë dhe e Planifikimit Hapësinor informuan se në kuadër të projektit ‘’Zhvillimi i monitorimit dhe sistemin informativ për mjedisin jetësorë’’ është paraparë të miratohet strategji për monitorimin e mjedisit jetësorë.

 

Link deri tek raporti:

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-07/50_RU_Efektivnost_na_merkite_za_izdavanje_B_Integrirani_dozvoli_2020_KOMPLET.pdf

Pres kontakti:

Albiona Muhaxhiri Mustafa +389 72228 203

albiona.mustafa@dzr.gov.mk 

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]