dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

50% e komunave nuk kanë informacion adekuat në ueb portalet

06.07.2021
Слика
Општините немаат соодветни веб портали за информирање

ENTI SHTETËRORO I REVIZIONIT

 - Njoftim për shtyp-

 Shkup, 06.07.2021                                                                

 

50% e komunave në portalet e tyre të internetit nuk kanë publikuar informacione mbi shërbimet që u ofrojnë qytetarëve dhe personave juridikë

Gjendjet e konstatuara në raportin e revizionit udhëzojnë në përfundimin se cilësia ekzistuese e shërbimeve të ofruara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) në faqet e internetit NUK ofron shërbim efektiv dhe të shpejtë për qytetarët, as trajtim të barabartë dhe qasje për secilin qytetar dhe person juridik.

Disponueshmëria e e-shërbimeve në Internet me zbatimin e Standardeve për qasje në Internet të e-shërbimeve NUK është akoma në një nivel të duhur. Lëvizja nëpër portalet e internetit dhe ofrimi i e-shërbimeve, si dhe disponueshmëria e informacionit, udhëzimeve dhe formave për një shërbim të caktuar NUK janë të unifikuara për të gjitha NJVL-të, ndërsa kërkimi i përmbajtjes në internet është gjithashtu problematik.

 

Gjatë vitit 2019 dhe 2020, Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e sistemit të informacionit si revizioni i suksesit me temën  "Cilësia e shërbimeve të ofruara nga NJVL-të përmes portaleve të tyre të internetit" .

Me revizion u përfshinë të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe qyteti i Shkupit si një njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale, ose gjithsej 81 NJVL, si dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Shoqërisë së Informatikës. Revizioni përfshiu periudhën nga 2016 deri në 2020, si dhe fusha të caktuara, çështje dhe ngjarje para vitit 2016 dhe më pas deri në ditën e njoftimit për revizionin e kryer.

Me qëllim të rritjes së fushës së revizionit, revizorët dorëzuan një Pyetësor online deri tek të gjitha komunat në RMV, për të mbledhur të dhëna për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga NJVL përmes portaleve të tyre në internet. Pyetësorit të dorëzuar iu përgjigjën gjithsej 77 NJVL, ndërsa komunat e mëposhtme nuk paraqitën përgjigje: Haraçina, Saraj, Studeniçani dhe Kërçova.

Revizorët me revizionin e kryer për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga NJVL-të përmes portaleve të tyre në internet përcaktojnë se:

                -38 NJVL (49,3%) e komunave në ueb portalet e tyre nuk kanë publikuar informacione mbi shërbimet që u ofrojnë qytetarëve dhe personave juridikë;

               - 2 NJVL (2,6%) kanë ueb portale të padisponueshme;

              - 36 NJVL (46,8%) nuk kanë publikuar Formularë për shërbimet që i ofrojnë;

                - 39 NJVL (50,6%) nuk kanë publikuar informacione në lidhje me tarifat administrative për shërbimet;

                - 23 NJVL (29,8%)ueb portalet e tyre nuk kanë krijuar mundësinë për raportimin elektronik të një problemi në sigurimin e shërbimeve publike.

Nga dhjetori i vitit 2019, në përdorim u lëshua Portali Kombëtar për e-shërbimet, i cili duhet të jetë lidhja e vetme e qytetarëve me institucionet. Në portalin   https://uslugi.gov.mk/   gjatë kryerjes së revizionit ka 810 shërbime të ofruara, nga të cilat 151 shërbime elektronike (e-shërbime), nga aktivitete dhe institucione të ndryshme, por nuk ka asnjë shërbim elektronik i cili është nën kompetencën e NJVL-së.

Planifikimi i zhvillimit ekonomik lokal, përcaktimi i zhvillimit dhe prioritetet strukturore, në përputhje me rregullativën ligjore është në kompetencë të NJVL-ve.  Strategji për zhvillim ekonomik lokal  nuk kanë  përgatitur 35 NJVL (45,4%),  a madje 71 NJVL (92,2%) nuk kanë përgatitur Strategji për zhvillimin e sistemit  dhe përdorimit të teknologjisë informatike. Strategji për zhvillim ekonomik lokalueb portalet e tyre nuk e kanë publikuar 54 NJVL (7,1%).

Megjithëse transparenca dhe llogaridhënia në punën e NJVL-ve është paraparë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Qasje të Lirë në Informacionin me Karakter Publik dhe Ligjin për Përdorimin e të Dhënave  nga Sektori Publik, tek pjesa më e madhe e NJVL-ve  është vërejtur mungesë e informacionit ose informacioni jo i plotë për përdorimin e fondeve publike nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, respektivisht transparencë jo e mjaftueshme e buxhetit, a gjithashtu nuk ofrohet edhe qasje deri tek informacionet me karakter publik ose publikohen informacione jo plota me karakter publik.

Në pjesën më të madhe të komunave, revizorët konstatuan burime njerëzore dhe materiale të pamjaftueshme, të nevojshme për vendosjen e e-shërbimeve, si dhe mungesë të analizës dhe burimedomosdoshme minimale të nevojshme për sigurimin e duhur të shërbimeve cilësore përmes ueb portaleve të NJVL-ve.

Te pjesa më e madhe e komunave, është detektuar zgjidhje jofunksionale për monitorimin e gjendjes së ofrimit të shërbimeve nga subjektet që kryejnë shërbime publike, si dhe mungesë të monitorimit të rregullt të cilësisë së shërbimeve publike në nivelin lokal.  Në të njëjtën kohë, disa komuna nuk kanë një protokoll të sigurt HTTPS për qasje në ueb portalet, i cili do të lejonte shkëmbimin e sigurt të postave dhe të dhënave elektronike.

Revizorët në raportin e revizionit rekomandojnë që është e nevojshme që institucionet kompetente të ndërmarrin aktivitete dhe masa specifike në funksion të përmirsimit dhe avancimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga NJVL-të përmes ueb portaleve të tyre, si dhe të rrisin numrin e e-shërbimeve.

Për më tepër, është e nevojshme të veprohet në mënyrë proaktive në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi publik i qytetarëve në lidhje me përdorimin e shërbimeve në mënyrë elektronike, si dhe edukim për përfitimet nga kjo mënyrë e ofrimit të shërbimeve në vend të mënyrës tradicionale, veçanërisht në kushte pandemisë siç ishte rasti me virusin Covid - 19.

 

Linku deri tek raporti:

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-07/58_IT_RU_Kvalitet_na_uslugite_koi_gi_davaat_ELS_preku_svoite_portali_2020_KOMPLET.pdf

 

Press kontakti:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203

[email protected]  
Mijalche Durgutov +389 70 358 486
[email protected]   
Martin Duvnjak +389 75 268 517
[email protected]