dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferenca Ndërkombëtare për aktivitetet e revizionit dhe kontabilitetit

02.07.2021
Слика
Панелистите на меѓународната конференција

Me 29 dhe 30 qershor 2021 në Shkup u mbajt konferencë ndërkombëtare me temë "Mbështetjen e sinergjive dhe aktiviteteve të revizionit dhe kontabilitetit", të organizuar nga Instituti i Autorizuar i Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA) dhe Qendra për Ekselencën në Financë (CEF). Konferenca është mbështetur përmes financimit të projektit për trajnim për çertifikimin e kontabilitetëve publike në RMV, të mundësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë - Slovenian Aid.

Qëllimi i konferencës është të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të personave zyrtarë të ngarkuar me financat në nivel rajonal dhe global përmes mësimit. Në konferencë, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë përvoja ndërkombëtare në disa fusha, si vijon: menaxhimi me mjetet publike, lufta kundër korrupsionit, udhëheqja për reforma, si dhe promovimi i mësimit dhe shkëmbimit të njohurive te kontabilistët dhe revizorët.

Në ditën e dytë të konferencës, fjalim mbajti edhe  kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, i cili u prezantua dhe i njoftoi pjesëmarrësit me rrjedhën e karrierës dhe zhvillimit të tij profesional. Gjithashtu KRSH theksoi rolin e rëndësishëm të ESHR-së si institucion suprem i revizionit në vend, mandej theksoi rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucionit për punën dhe rezultatet e revizionit, për të gjitha palët e jashtme të interesuara.

Kryerevizori shtetëror i informoi pjesëmarrësit në konferencë në lidhje me Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e ESHR-së për vitin 2020, i cili u dorëzua në Kuvendin e RMV-së brenda afatit të përcaktuar me ligj, të publikuar dhe shpallur në ueb faqen e ESHR-së në tre gjuhë: në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.