dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kushte jo të unifikuara për menaxhimin e transferimeve kapitale

16.06.2021
Слика
Капитални трансфери кон општините од Буџетот на РСМ

 

                                                                                                                             

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT 

- Njoftim për mediumet-  

Shkup, 16.06.2021

 

Kushte jo të unifikuara për menaxhimin e transferimeve kapitale tek komunat nga Buxheti i RMV–së

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të suksesit me temë "Transferet e kapitalit tek NJVL-të nga Buxheti i RMV-së", në përputhje me Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020, në mënyrë që t'i përgjigjet pyetjes: A ka një sistem efektiv për menaxhimin e transferimeve kapitale tek NJVL-të nga Buxheti i RMV-së?

Revizioni i suksesit përfshiu periudhën kohore te viteve 2017-2019, por fusha të caktuara, çështje dhe ngjarje janë mbuluar edhe para vitit 2017 dhe më pas deri në datën e njoftimit për revizionin e kryer.

Me revizionin e kryer, në fushën e kushteve normative për menaxhimin e transferimeve kapitale, revizorët konkluduan se legjislacioni nuk përshkruan një mënyrë të unifikuar të veprimit të përdoruesve buxhetor për menaxhimin e dotacioneve kapitale. Respektivisht, Qeveria e RMV-së që nga viti 2004 ka detyrimin të miratojë Dekret për metodologjinë për shpërndarjen e dotacioneve kapitale, e cila ende nuk është miratuar. Kjo gjendje çon në veprime të ndryshme nga ana e përdoruesve buxhetor, gjë që nuk mundëson menaxhimin e integruar të dotacioneve kapitale, dhe njëkohësisht ndërlikon monitorimin e tyre dhe mundësinë e një pasqyre të qartë dhe të plotë të gjendjes.

Revizorët përcaktuan se në mungesë të informacionit mbi dotacionet kapitale në qarkoren buxhetore, dhe duke pasur parasysh afatin dhe mënyrën e miratimit të Programeve Vjetore dhe Vendimeve për zbatimin e tyre, komunat nuk janë në gjendje të planifikojnë realisht të hyrat dhe shpenzimet nga dotacionet kapitale.

Dallimet më të mëdha midis shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara janë në pjesën e shpenzimeve kapitale. Në vitin 2017, ato janë realizuar në vlerë prej 40% të shpenzimeve të planifikuara kapitale, në 2018 përqindja është 41%, ndërsa në vitin 2019 realizimi i tyre është 60%.

Me revizionin e kryer u arrit në përfundimin se në periudhën 2017-2019 nga Buxheti i RMV-së tek NJVL-të për investime kapitale në infrastrukturë dhe përmirësimin e mjedisit jetësor u transferuan rreth 3 miliardë denarë. Pjesëmarrja ndaj secilit përdorues buxhetor në fondet totale të transferuara për investime kapitale në NJVL paraqitet në grafikun vijues.

Në raportin e revizionit theksohet se investimet kapitale zakonisht përfshijnë ndërtimin e objekteve të infrastrukturës, realizimi i të cilave kërkon një periudhë më të gjatë kohore, marrja e një vendimi për financimin e tyre në mes të vitit aktual, krijon rrezik për realizimin e plotë dhe në kohë të fondeve të siguruara nga buxheti për vitin aktual për atë qëllim.

Në periudhën lëndë e revizionit, nga Qeveria e RMV-së janë transferuar mjete në vlerë prej 896 milion denarë për investime kapitale tek NJVL-të, nga të cilat shumica ose 643 milion denarë janë transferuar si mjete për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, posaçërisht në komunat me përqindja më e lartë të ndotjes së ajrit. Gjithashtu, Qeveria transferoi fonde në vlerë prej 140 milion denarë për pastrimin dhe deponimin e mbeturinave komunale në komunën e Tetovës.

Gjithashtu, revizorët konstatuan se përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në periudhën 2017-2019, janë realizuar gjithsej 776 milion denarë për investime kapitale në komuna. Mjetet janë paguar për financimin e gjithsej 162 projekteve tek 65 komuna, nga të cilat 36 janë komuna urbane dhe për to janë transferuar 448 milion denarë, ndërsa 29 janë komuna rurale për të cilat janë paguar 328 milion denarë.

Analiza e të dhënave tregon se shumica e fondeve jepen për nënmasat për përmisimin e  cilësisë së jetës në zonat rurale.

Me revizionin u konkludua se edhe përkundër detyrimeve ligjore, përdoruesit buxhetor nëpërmjet të cilëve zbatohen programet me masat për dotacionet kapitale, nuk dorëzojnë informacione të plota Qeverisë së RMV-së për realizimin e  aktiviteteve. Gjendja e tille bën që Qeveria e RMV-së të mos ketë të mos ketë një pasqyrë të plotë të fondeve totale të transferuara, si dhe për shkallën e realizimit dhe efektet e investimeve kapitale, e cila nga ana tjetër ndikon në vendimet kombëtare për shpërndarjen efikase të fondeve për projektet e investimeve kapitale në periudhat e ardhshme.

Linku deri tek raporti:

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-06/44_RU_Kapitalni_transferi_kon_ELS_od_Budzetot_na_RSM_2020_KOMPLET_REDUCE.pdf

 

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203

[email protected]

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]