dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR mbajti takimin e parë të punës për revizionin e planifikuar kooperativ

11.06.2021
Слика
Учесниците на првиот состанок за кооперативната ревизија

Me propozim të Sekretariatit të Grupës Operative nga EUROSAI për revizion te komunave (TFMA), Enti Shtetëror i Revizionit pranoi sfidën dhe për herë të parë mori rolin e koordinatorit të revizionit kooperativ që do të kryhet midis vendeve anëtare të TFMA.

Me atë rast, më 08.06.2021, ESHR organizoi me sukses takimin e parë online të punës të  revizionit kooperativ të suksesit me temë "Të ardhurat vetanake të komunave për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët gjatë pandemisë".

Revizioni do të kryhet në kornizën e TFMA, në të cilën, përveç institucionit tonë, do të marrin pjesë edhe ISR të Shqipërisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovakisë. Me revizionin kooperativ të planifikuar, Institucionet Supreme të Revizionit  do të vlerësojnë ndikimin e pandemisë së virusit Covid 19 në nivelin lokal, duke iu përgjigjur pyetjes "A janë të ardhurat vetanake të komunave të mjaftueshme për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët në kushte pandemie?"

Me interes të veçantë në këtë revizion kooperativ do të jetë analiza krahasuese e të dhënave dhe gjetjeve nga revizionet e kryera të ISR-ve në fushën lënd e revizionit, gjegjësisht me cilat  mekanizma dhe masa komunat në vendet tjera ballafaqohen me pasojat e pandemisë, dhe njëkohësihst do të mësojnë praktika dhe përvoja të mira.

Pjesëmarrja në revizione kooperative me institucione të tjera supreme të revizionit nga BE dhe më gjerë mbetet një nga prioritetet e ESHR-së si institucioni suprem i revizionit, me qëllim forcimin e vazhdueshëm të aftësive të revizionit dhe përmirësimin e cilësisë së revizioneve.