dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR nënshkroi memorandum bashkëpunimi me UN Women

09.06.2021
Слика
Потпишување на протоколот со UN Women

Më 04.06.2021, Enti Shtetëror i revizionit dhe Organi i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave - UN Women nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit.

Ky memorandum u nënshkrua në mënyrë që të dy palët të bashkëpunojnë në promovimin e zbatimit të detyrimeve për barazi gjinore në përputhje me ligjet dhe politikat kombëtare, si dhe angazhimet ndërkombëtare dhe promovimi i përgjegjësisë gjinore ne menaxhimin e fondeve publike dhe llogaridhënies përmes zbatimit sistematik të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet për krijimin e politikave.

Për të përmbushur qëllimet e përcaktuara, tashmë janë mbajtur një sërë punëtorish, ku morën pjesë 90 punonjës të Entit Shtetëror të Revizionit. Në sesionin e parë online të mbajtur më 26 maj 2021, pjesëmarrësit u njohën me konceptet themelore të barazisë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Enti Shtetëror i Revizionit është një nga institucionet në të cilat ekziston një shkallë e lartë e ekuilibrit gjinor, si në menaxhimin e institucionit ashtu edhe midis revizorëve shtetërorë të autorizuar.

Sesioni i dytë trajnues me prani fizike u realizua më 31 maj, 2 dhe 4 qershor në Hotel Bellevue, ku pjesëmarrësit u njohën me metodologjinë për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe iniciativat për të përmirësuar programet sektoriale në një numër institucionesh shtetërore nga perspektiva gjinore, përmes procesit të përgatitjes së Deklaratave të Buxhetit Gjinor.