dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua Marrëveshja e re kolektive për punonjësit e ESHR-së

08.06.2021
Слика
Тројцата потписници на Колективниот договор

Më 3 qershor 2021, u nënshkrua Marrëveshja e re Kolektive për punonjësit në Entin Shtetëror të Revizionit, e cila rregullon të drejtat dhe detyrimet e punonjësve. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e ESHR-së, marrëveshja u nënshkrua nga Kryerevizori Shtetëror mr.Maksim Acevski, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Drejtorisë, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (UPOZ), Peco Grujoski dhe Kryetari i organizatës themelore sindikale ESHR-së (OSO e ESHR), Mijalçe Durgutov.

Kjo Marrëveshje kolektive rregullon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve në ESHR, si dhe mënyrën e arritjes së të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga punësimi. Marrëveshja e re kolektive për punonjësit e ESHR-së lidhet për një periudhë dy vjeçare me mundësinë e zgjatjes së saj me një marrëveshje me shkrim mes dy palëve pjesë të marrëveshjes.