dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Seminar online për bashkëpunimin e ESHR-së me institucionet kompetente

08.06.2021
Слика
Онлајн твининг семинар

Në kuadër të aktiviteteve nga Komponenta 2 - "Kapacitetet e përmirësuara administrative dhe proceset e revizionit të jashtëm", ​​më 02.06.2021, ESHR organizoi një seminar online për të forcuar komunikimin e Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me institucionet kompetente përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit.

Përveç përfaqësuesve të ESHR-së, në online seminarin morën pjesë edhe tuining  partnerët nga Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Kroacisë, përfaqësues të disa institucioneve kompetente në vend, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si palë të jashtme të interesuara me të cilët ESHR ka krijuar bashkëpunim të mirë.

Seminari u hap nga Kryevizori Shtetëror mr. Maksim Acevski, i cili në fjalimin e tij theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit përpiqet që në punën e saj të praktikojë parimet e llogaridhënies dhe transparencës, duke raportuar publikisht mbi gjetjet dhe konkluzionet nga revizionet e kryera, në ndërkohë duke siguruar informacion cilësor, në kohë dhe të shpejtë për partnerët e jashtëm të ESHR-së.

Në seminarin u prezantua analiza e përgatitur nga Znj. Lidija Pernar dhe Znj. Biserka Çoh Mikulec nga Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Kroacisë, e cila informoi në lidhje me rezultatet e pyetësorit që ju shpërnda institucioneve me të cilat bashkëpunon ESHR-ja. Nga përgjigjet e marra në pyetësor mund të konkludohet se shumica e institucioneve - bashkëpunëtorë dhe partnerë të ESHR-së, madje 83% janë shumë të njohur me punën e ESHR-së, ndërsa më shumë se 70% e institucioneve vlerësojnë pozitivisht nivelin e informacionit të disponueshëm në media në lidhje me funksionimin e ESHR-së.

Në pjesën e paraparë për diskutim, disa nga pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë dhe mirëpritën përpjekjet e ESHR-së për prani më të madhe, shikueshmëri dhe llogaridhënie në media dhe publik, e cila është e dukshme dhe e përmirësuar ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.