dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Recertifikim i sistemit të cilësisë në ESHR

08.06.2021
Слика
Сертификати за безбедност на квалитет

Më 27.05.2021, në Entin Shtetëror të Revizionit, u realizua kontrolli i ricertifikimit të sistemit të cilësisë nga vlerësues të certifikuar në përputhje me standardin MKS EN ISO 9001: 2015.

Për atë qëllim, u krye inspektim i plotë i disa njësive organizative në ESHR bazuar në masat e marra në lidhje me rreziqet në punë, kompetencën e stafit për të kryer proceset e punës, si dhe dokumentacionin, planifikimin dhe menaxhimin me proceset. Gjithashtu u përfshi edhe matja e kënaqësisë së përdoruesve nga informacionet e publikuara nga ESHR-ja për opinionet e dhëna në raportet e revizionit dhe rekomandimet e dhëna.

Kontrolli i recertifikimit vlerëson se Enti Shtetëror i Revizionit ka arritur një nivel të duhur të zhvillimit institucional dhe strukturës së stafit dhe cilësi të veçantë të proceseve dhe pritet që gjatë vitit 2021 të zgjerohen proceset që do jenë në përputhje me standardin e deklaruar në pjesën e përsosjes së vazhdueshme profesionale të revizorëve shtetëror në përputhje me Planin Vjetor për PVP për punonjësit e ESHR-së.

Pas inspektimit, Entit Shtetëror të Revizionit nga organi i autorizuar i certifikimit INTERCERT Shkup iu dorëzua certifikate zyrtare për certifikim të përfunduar me sukses në lidhje me sistemin e menaxhimit të cilësisë MKS EN ISO 9001: 2015.