dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Pjesëmarrje në konferencë për pavarësinë e ISR

08.06.2021
Слика
ЗГДР м-р Орхан Адеми со презентација на конференцијата

Zëvendës Kryerevizori Shtetëror mr. Orhan Ademi, me 27.05.2021, mori pjesë në online konferencën ndërkombëtare me temë "Pavarësia e Institucioneve Supreme të Revizionit".

Evinimenti u organizua nga Enti Suprem i Revizionit të Polonisë, ndërsa si  pjesëmarrës me prezentime të tyre u paraqitën  edhe drejtuesit e Institucioneve Supreme të Revizionit nga Turqia, Norvegjia, Bullgaria, Hungaria, Malta, Moldavia, Rumania, Ukraina, Republika Çeke, Danimarka, Sllovakia, Kroacia dhe Kosova, si dhe drejtori i Inicijativës për Zhvillim të INTOSAI (IDI) të cilët ndanë përvojat e tyre.

Në prezantimin e tij, Zëvendës Kryerevizori Shtetëror mr. Orhan Ademi, theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit në punën e tij vazhdimisht promovon pavarësinë e tij si Institucion Suprem i Revizionit, i cili është në përputhje me Deklaratën e Limës dhe Meksikës, si dhe standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Revizionit (INTOSAI).

Në këtë kontekst, Enti Shtetëror i Revizionit, në mënyrë të pavarur përcakton Programin e saj Vjetor të Punës, vendos në mënyrë të pavarur për temat dhe subjektet që do të revidoen dhe përgatit raportet përfundimtare të revizionit paanshmëri ose ndikime të jashtme. Për rezultatet e punës së tij, ESHR në mënyrë transparente, në kohë dhe në mënyrë objektive informon publikun për gjendjet e identifikuara nga revizionet e kryera.

Në konferencë, pjesëmarrësit ndanë praktikat e tyre kombëtare, që synojnë të sigurojnë pavarësi më të madhe të institucioneve të tyre, duke identifikuar shembuj dhe praktika të mira në kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta dhe mbështetjen e ndërsjellë të institucioneve më të larta të revizionit në përpjekjet e tyre për të siguruar dhe forcuar pavarësinë e tyre.

Pjesëmarrësit theksuan se Mekanizmi i përfaqësimit të shpejtë për pavarësinë e ISR (SIRAM) synon të ndihmojë INTOSAI-n në sigurimin efektiv dhe në kohë të përgjigjes për zhvillimet politike dhe ndryshimeve/reformave ligjore që mund të ndikojnë negativisht në pavarësinë e ISR-ve.