dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Rëndësia e raporteve të revizionit në luftën kundër korrupsionit

20.05.2021
Слика
Обука во борбата против корупцијата

Rëndësia e raporteve të revizionit në luftën kundër korrupsionit ishte tema e trajnimit të mbajtur online më 18.05.2021, e organizuar nga ana e Transparency International Maqedoni. Përveç përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Revizionit, në trajnim morën pjesë përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, prokurorë nga prokuroria publike në vend dhe Qendra për Analiza Ekonomike.

Trajnimi u realizua në kuadër të Projektit për Pjesëmarrjen Qytetare me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente për luftën kundër korrupsionit në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe veprimin e institucioneve kompetente, gjegjësisht në lidhje me gjendjet e konstatuara në raportet përfundimtare të revizionit të ESHR-së.

Në  rolin e trajnuesit u paraqit Rosica Shaleviq Hristovska, ndihmëse e kryerevizorit shtetëror, e cila paraqiti strukturën e raporteve të revizionit si dhe metodologjinë për kryerjen e revizionit shtetëror.

Revizorët theksuan se në përputhje me Ligjin për revizion shtetëror, nëse revizori i autorizuar shtetëror gjatë revizionit vlerëson se subjekti ka kryer shkelje ose kundërvajtje është i detyruar ti njofton organet kompetente për veprim të mëtutjeshëm.

Pikërisht për këtë qëllim, ESHR në vazhdimësi e njofton Prokurorinë Publike, Ministrinë e Brendshme dhe KSHPK nëpërmjet dorëzimit të raporteve përfundimtare të revizorëve në të cilat zbulojnë indikacione të abuzimeve të mundshme financiare dhe veprimeve të paligjshme dhe në mënyrë aktive kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit.

Në pjesën për pyetje dhe diskutime, pjesëmarrësit diskutuan në mënyrë aktive për përvojat dhe bashkëpunimet e deritanishme ndërmjet institucioneve kyçe përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe u dhanë sugjerime dhe propozime se si të forcohet dhe intensifikohet ky bashkëpunim dhe veprim i institucioneve kompetente pas raporteve përfundimtare të revizorëve të ESHR-së.