dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikqyrjen parlamentare

28.04.2021
Слика
Твининг проект

Enti Shtetëror i Revizionit me 1 shkurtë 2021 e filloi tvining projektin ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjen parlamentare’’. Projekti do të realizohet bashkë me tvining partnerët nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe atë me Entin Shtetëror të Revizionit nga Kroacia dhe Zyra Kombëtare e Revizionit nga Bullgaria.

Qëllimi thelbësor i projektit të përbashkët është përmirësimi i efikasitetit dhe ndikimit të revizionit të jashtëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si qëllime specifike janë definuar përmirësimi i revizionit të jashtëm nëpërmjet harmonizimit të vazhdueshëm të kornizës juridike dhe zhvillimit të akteve metodologjike, si dhe forcimin e kapaciteteve të Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kryerjen efikase të revizionit të jashtëm në vend. 

Me 11 shkurt 2021 u mbajte dhe mbledhja e parë teknik onlinë, nderisa mbledhja e parë e Këshillit Drejtues u mbajt me 1 prill 2021. Është përgatitur plani punues të cili i përmban të gjitha prioritete e aktiviteteve të projektit që duhet të zbatohen deri korrik të këtij viti. Në fund të prillit ekspertët e parë afatshkurtër nga Kroacia, Bullgaria dhe Estonia do ti zbatojnë misionet e veta nëpërmjet mbledhjeve onlinë me ekspertët e ESHR-së.