dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Ministria e kulturës shpenzoi 379 mijë denar për botim të 599 mijë librave

21.04.2021
Слика
Залиха на книги

  ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

  - Njoftim për mediume -    

 Shkup, 21.04.2021                                                                                     

Ministria e Kulturës shpenzoi 379 milion denarë për 599 mijë libra të botuar, a të pa shpërndarë

ESHR me revizionin e kryer në Ministrinë e Kulturës konkludoi se në ministri që nga viti 2009 kanë filluar 11 projekte kapitale për botimin e librave, disa prej të cilave janë ende në proces e sipër. Përfundimisht me vitin 2019, 599,086 libra janë mbajtur në magazinë, të cilat nuk janë shpërndarë tek përdoruesit përfundimtarë, ndërsa janë shpenzuar mjete në vlerë prej rreth 379 milion denarë.

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të pasqyrave financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë në Ministrinë e Kulturës për vitin 2019, në përputhje me Programin vjetor për punë të ESHR-së për vitin 2020.

Revizorët në raportin përfundimtarë të revizionit të publikuar konstatojnë gjendje të caktuara edhe atë:

  • Transferimet kapitale tek njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk janë bërë në përputhje me dispozitat ligjore, gjegjësisht ka raste ku një komune  nuk i janë paguar fonde për projektin edhe pse është dorëzuar dokumentacioni i nevojshëm, ndërsa një komune  tjetër i janë paguar fonde pa dokumentacionin e kërkuar për një projekt që realisht nuk mund të realizohej deri në fund të vitit;
  • Ministria e Kulturës nuk ka miratuar një plan vjetor për realizimin e interesit kombëtar në kulturë, për përcaktimin e drejtimeve të përgjithshme për realizimin e interesit kombëtar;
  • Ministria e Kulturës ka paguar 406 milion denarë për financimin e aktiviteteve në fushën e kulturës përdoruesve të përzgjedhur në konkursin vjetor, pa miratuar akte të brendshme me kushte dhe kritere të përcaktuara për mënyrën e alokimit të fondeve për projekte me interes kombëtar në fushën e kulturës për vitin 2019.

Në raportin e revizionit gjithashtu janë konstatuar disa parregullsi në alokimin e fondeve për projekte me interes kombëtar në fushën e kulturës për aktivitete të caktuara, edhe atë:

  • nuk parashikohet konkurs / aplikim i veçantë për manifestime kulturore artistike dhe nuk përcaktohen kritere të veçanta për vlerësimin e manifestimeve;
  • shumica e kostove për projektet e financuara paguhen si honorarë për organizatorët e ngjarjeve;
  • për disa veprimtari nuk respektohet afati i parashikuar për dorëzimin e një raporti me projekt propozime për përzgjedhje nga komisioni i formuar nga ministri;
  • janë paguar mjete për projekte me dokumentacion jo të plotë, pa raport të dorëzuar për realizimin e projektit, si dhe pagesa të mjeteve në para në shuma që tejkalojnë kufirin e lejuar ligjërisht.

Revizorët zbuluan se Ministria e Kulturës nuk ka kryer inventarizim të mjeteve dhe burimeve të mjeteve në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore, për shkak të të cilave nuk është harmonizuar gjendja e librave të kontabilitetit me gjendjen faktike.

Gjithashtu, në pjesën e raportit të revizionit që i referohet Theksimit të çështjeve që kanë të bëjnë me pasigurinë dhe vazhdimësinë shpalosen gjendje që mund të shkaktojnë implikime financiare në të ardhmen, si më poshtë:

  • në dhjetor të vitit 2018, me konkluzion nga Qeveria e RMV-së, janë dhënë udhëzime që ministria të ndërmarrë hapa për ndërprerje miqësore të kontratës së prokurimit publik për punimet e ndërtimit të EN Teatri i Dramës - Shkup, sepse ky objekt nuk paraqet prioritet strategjik për Qeverinë e RMV-së, si dhe mjetet e nevojshme financiare për të, nuk janë siguruar, si dhe
  • Ministria e Kulturës si investitor për ndërtimin e Objektit me Kompozicion Skulpturor në Shkup, në vitin 2015 ka lidhur kontratë të prokurimit publik për ndërtimin e objektit në vlerë prej 342 milion denarë, me periudhë ndërtimi prej 18 muaj dhe një kontratë për mbikëqyrje në vlerë prej 528 mijë denarë. Që nga gushti i vitit 2017. Në janar të vitit 2019, Qeveria e RMV-së me konkluzion udhëzon Ministrinë e Kulturës të zhvillojë procedurë për shndërrim të këtij objekti dhe të shpallë konkurs publik për zgjidhje ideore.

Në pjesën e çështjeve të tjera, revizioni arriti në përfundimin se pagat e të punësuarve në kulturë janë paguar duke rritur koeficientët dhe duke ndryshuar bazën me të cilën rritet pagesa e pagës, në ndërkohë që për të njëjtën nuk është bërë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Pagesën e Pagave në RMV.

Link deri tek raporti: Raporti përfundimtar i revizionit të kryer mbi pasqyrat financiare dhe revizionit të pajtueshmërisë në Ministrinë e Kulturës.
 

Press kontakt:
Mijalçe Drgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203
[email protected]