dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Rreziqet nga korrupsioni në ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare

09.03.2021
Слика
Државните ревизори за време на работилницата

"Hartësimi i rreziqeve nga korrupsioni në prokurimet publike të ndërmarrjeve në pronësi të qeverisë dhe komunave" është titulli i hulumtimit dhe analizës së përgatitur nga Qendra për Komunikime Civile. Me atë rast, më 5 Mars 2021, u organizua një punëtori një-ditore në hapësirat e ESHR-së, ku znj. Sabina Fakic dhe z. German Filkov nga QKC, para revizorëve te Entit shtetëror për revizion prezantuan të dhënat nga hulumtimi i kryer.

Revizorët nga Enti shtetëror për revizion, patën mundësinë për të diskutuar dhe shkëmbyer përvoja mbi dobësitë sistematike të identifikuara dhe rreziqet e zbuluara për raste të mundshme të korrupsionit në procedurat për kryerjen e prokurimit publik në ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet e krijuara nga Qeveria dhe NJVL-të.

Subjekt i analizës së përgatitur ishin prokurimet publike të kryera nga shoqëritë aksionare dhe ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe komunat e Kavadarit, Gostivarit dhe Strugës, dhe qëllimi është që të hartohen rreziqet e korrupsionit në prokurimet publike në të gjitha fazat në të cilat ato kryhen, gjegjësisht  përmes planifikimit të prokurimit, zbatimit të procedurave të prokurimit publik dhe zbatimit të kontratave të lidhura.

Një total prej 37 ndërmarrjesh në vitin 2019 kanë lidhur 3.342 kontrata të prokurimit publik, me një vlerë të përgjithshme prej 15.2 miliardë denarë, ose 247 milionë euro.

Enti shtetëror për revizion gjatë kryerjes së revizioneve vazhdimisht monitoron procedurat për kryerjen e prokurimit publik në subjektet lëndë e revizionit dhe tregon mangësitë dhe dobësitë e identifikuara në fazat e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të procedurave të prokurimit publik.