dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Auditori i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në vizitë të ESHR-së

23.02.2021
Слика
Двете делегации за време на разговорите

Me ftesë të ESHR-së, bazuar në bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, delegacion i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, të premten, 19 Shkurt 2021, qëndroi në vizitë njëditore në Entin Shtetëror për Revizion. Delegacioni u prit nga Kryerevizori shtetëror m-r Maksim Acevski së bashku me Zëvendësin e Kryerevizorit shtetëror Orhan Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u diskutuan sfidat dhe mënyra se si dy institucionet supreme të revizionit trajtojnë pasojat e shkaktuara nga pandemia globale Covid 19. Ndihmësi i Kryerevizorit shtetëror Dobrinka Veskovska prezantoi gjendjet dhe faktorët kryesorë kufizues me të cilat u përballen revizorët e ESHR-së gjatë realizimit të revizioneve me tema  në lidhje me parandalimin dhe mbrojtjen nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona.

Delegacionet shprehën kënaqësinë me angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e memorandumit të bashkëpunimit, të nënshkruar në vitin 2019, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së revizionit të jashtëm, organizimin e revizioneve paralele për tema me interes të përbashkët, mbështetje për zhvillimin dhe zbatimin e softuerëve për revizion, shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit për aktivitete profesionale, konferenca, trajnime profesionale  dhe seminare.

Në fund të takimit, të dy Institucionet Supreme të Revizionit arritën në përfundimin se ky bashkëpunim do të thellohet më tej përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive midis dy institucioneve në vitet në vijim, në kryerjen e revizioneve të pasqyrave financiare, kontrolleve të pajtueshmërisë me ndërmarrjet publike dhe revizionet e suksesit, me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira.