dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbrojtja e qytetarëve nga ajri i ndotur, sfidë për qeverisjen

17.02.2021
Слика
Загаден воздух во Скопје

- Njoftim për mediumet-       

Shkup, 17.02.2021

Mbrojtja e qytetarëve nga ajri i ndotur, sfidë për qeverisjen qendrore dhe lokale

Problemi i ndotjes së ajrit në RMV kërkon një qasje të integruar sistematike nga të gjitha palët e interesit (institucioneve në nivel qendrorë/në nivel lokal, të sektorit privat dhe qytetarët) në afat të gjatë. Aktivitetet e ndërmarra në tre vitet e fundit, megjithëse paraqesin një hap pozitiv, nuk kanë arritur efektet e dëshiruara në uljen e ndotjes së ajrit. Mbikëqyrja dhe kontrolli janë në nivel të ulët, dhe akoma një pjesë shumë e vogël e fondeve të buxhetit në nivel qendror dhe lokal janë alokuar për zbatimin e masave të përfshira në dokumentet e planifikimit, për shkak të të cilave ato në pjesën më të madhe mbeten të pazbatuara.

Enti shtetëror i revizionit ka kryer revizion për zbatimin e rekomandimeve të përfshira në raportin përfundimtar për revizionin e suksesit të kryer ne vitin 2017, me temë Cilësia e ajrit”, me qellim të vlerësimit të shkallës së implementimit të rekomandimeve dhe mjaftueshmërisë së masave të ndërmarra.

Me revizionin konstatuam se nga dhjetë rekomandimet e dhëna në raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror, një rekomandim është implementuar, tre rekomandime janë në implementim e sipër, katër rekomandime janë zbatuar pjesërisht dhe dy rekomandime nuk janë zbatuar.

Me konfigurimin e ri të Grupit Ndërsektorial për Cilësinë e Ajrit është përmirësuar bashkëpunimi institucional, menaxhimi dhe koordinimi në nivel qendror dhe lokal, si dhe me heqjen e Komitetit të Shëndetit Publik është shmangur mundësia  e mbivendosjes se kompetencave të të dy organeve që kishin kompetenca të ngjashme në periudhën e mëparshme të revizionit.

Institucionet të cilat janë bartësit kryesorë për të krijuar dhe zbatuar politika për të përmirësuar cilësinë e ajrit në nivel qendror dhe lokal edhe më tej vazhdojnë të përballen me mungesë të kuadrit të duhur, të qëndrueshëm dhe profesional. 

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë në vazhdueshmëri aktivitetet e projektit për themelimin e Sistemit Kombëtar të Informacionit për Mjedisin Jetësor, që do të zbatohen deri në mars 2021, e cila do të sigurojë një sistem të integruar dhe qasje deri tek të dhënat nga disa mediume (ajrit, ujit, tokës, etj) .

Janë propozuar ndryshime dhe plotësime për Ligjin për Cilësinë e Ajrit të Ambientit, të cilat duhet të mundësojnë marrjen e masave të shpejta dhe efikase, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimet e duhura për moszbatimin e masave të parashikuara në dokumentet e planifikimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Nga numri i përgjithshëm i mbikëqyrjeve në 2017, 2018 dhe 2019 ,  edhe më tej 1% nga ato janë bërë në bazë të Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit . Me metodologjinë e vlerësimit të rrezikut në kryerjen e mbikëqyrjes së mjedisit jetësor, i cili është në fazën testuese për zbatimin e tij, si dhe me Propozim ligjin për inspektimin e mjedisit jetësor, i cili është në procedurë të miratimit, ofron zgjidhjet e duhura ligjore për funksionimin e një sistemi unik për inspektim të mjedisit jetësorë në të gjithë territorin e RMV-së.

Mjetet e ndara për financimin e masave në dokumentet e planifikimit në nivel qendror dhe lokal janë jo të mjaftueshme për të reduktuar substancat ndotëse. Sipas të dhënave nga ESHS , pjesëmarrja e investimeve dhe kostove për mbrojtjen e ajrit në PBB në periudhën raportuese 2017-2019, ka rënë krahasuar me vitet e mëparshme dhe ka arritur në 0,03%, ndërsa në investimet totale dhe kostot për mjedisin jetësorë morën pjesë me 2% për 2017 dhe 2018, përkatësisht 2.6% për vitin 2019 . Kjo është një nga arsyet që përqendrimet e mëtejshme vjetore mesatare të PM 10 , i tejkalojnë vlerat kufitare të vendosura në të gjitha stacionet matëse, përveç stacionit Lazaropole.

Edhe pse është evidente përparimi në lidhje me përgatitjen e dokumenteve të planifikimit në nivel lokal (përveç planeve për aglomerat  të regjionit të Shkupit dhe komunave të Manastirit dhe Tetovës, janë miratuar edhe plane për komunat e Strumicës, Velesit dhe Kërçovës) , dhe më tej numri më i madh i komunave ku nivelet e substancave ndotëse tejkalojnë vlerat kufitare nuk kanë përgatitur plane për të përmirësuar cilësinë e ajrit të ambientit.

Për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm administrativ të institucioneve kompetente, monitorimi mbi zbatimin e masave në dokumentet e planifikimit kryhet në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë, dmth ad hoc dhe me kërkesë të palëve të interesuara (BE, media dhe shoqëria civile).

Dhe më tej, nuk është siguruar tërësia e të dhënave  për kadastër të ndotësve, për arsye se më shumë se 50% e operatorëve të cilët posedojnë leje të integruar ekologjike A dhe B, nuk ka dorëzuar të dhëna.

Për tejkalimin e situatave të lartpërmendura, nga ana e revizionit janë ofruar udhëzime për veprime të mëtejshme të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësorë dhe NJVL-ve për: përforcimin e kapaciteteve administrative, miratimin e zgjidhjeve ligjore të propozuara për cilësinë e ajrit të ambientit dhe inspektimin në mjedisin jetësor, krijimin e  një sistem gjithëpërfshirës kombëtar informativ për mjedisin jetësor dhe bazën e të dhënave  të Kadastrit të mjedisit jetësorë, sistem për përgatitjen dhe monitorimin e dokumenteve të planifikimit dhe sigurimin e fondeve të nevojshme për zbatimin e tyre.

Linku deri tek raporti: https://dzr.mk/mk/210217-revizija-na-uspeshnost-2020-kvalitet-na-vozdukhot-kooperativna-revizija

Persona kontaktues për media:
Mijallçe Durgutov  +389 70 358 486
[email protected]
Martin Duvnjak   +389 75 268 517 
[email protected]