dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punonjësit e Entin Shtetëror të Revizionit me vepër njerëzore

08.02.2021
Слика
Здравствени работници

Punonjësit e Entin Shtetëror të Revizionit duke e pasur parasysh sfidën e madhe me të cilën ballafaqohen për çdo ditë punonjësit e shëndetësisë në luftën kundër pandemisë Kovid 19, vendosën me vepër njerëzore ta shprehin mbështetjen për punonjësit e shëndetësisë, duke e theksuar nevojën për solidaritet.  

Në iniciativën e nisur nga punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit, u mblodhën fonde në vlerë prej 83.096,00 denarë, dhe në marrëveshje me ISHP Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, për mjetët e njëjta janë siguruar dhe të prokuruara xhupa për punonjësit e shëndetësisë.

Për këtë qëllim, Enti Shtetëror i Revizionit dhe ISHP Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, arritën marrëveshje për donacion, nëpërmjet të cilës rregullohet mënyra e dhënies dhe marrjes të donacioneve si ndihmë vullnetare dhe pakushte në të mirë, mallra, sende, si mbështetje për aktivitetet dhe veprimtarisë  së marrësit të donacionit.  

I tërë kolektivi i ESHR-së shprehën mbështetje dhe falënderime deri te të gjithë punonjësit shëndetësor në shtet, cilët në muajt e kaluar përpiqen dhe luftojnë  pa u lodhur për secilën jetë njerëzore, në vijën e parë të frontit në ballafaqimin me pasojat nga pandemia Kovid-19.