dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Shkalla e riciklimit të hedhurinave plastike në RMV është më e vogël se 1%

03.02.2021
Слика
Собрирање на пластичен отпад

- Njoftim për mediume -        

Shkup, 03.02.2021

Shkalla e riciklimit të hedhurinave plastike në RMV është më e vogël se 1%, kurse ndërmarrja e iniciativave dhe aktiviteteve për të përmirësuar situatën janë minimale

Në RMV, nuk është vendosur sistem i integruar për menaxhimin e hedhurinave plastike, për shkak të së cilës aktivitetet e ndërmarra nuk ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së hedhurinave plastike të krijuara dhe nuk sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm përmes përpunimit të tyre. Nuk është vendosur seleksionim funksional dhe rikthim i hedhurinave plastike, si parakushte themelore për përpunimin e tyre. Sasia e mbledhur e mbeturinave plastike në vend është e vogël, dhe kjo zakonisht përfundon në deponi.

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion me temë "Trajtimi dhe menaxhimi efikas i hedhurinave plastike" me qëllim për t'iu përgjigjur pyetjes  " Mënyra e menaxhimit me hedhurina plastike, a mundëson zvogëlimin e saj dhe arritjen e qëllimeve të përcaktuara ? " . Revizioni u krye në përputhje me Programin vjetor të punës të ESHR-së për vitin 2020 dhe përfshin periudhën 2017 - 2019, megjithëse përfshihen edhe disa fusha, çështje dhe ngjarje edhe para vitit 2017 dhe më pas deri në ditën e njoftimit për revizionin e kryer. Revizioni është revizion kooperativë dhe një ndër aktivitetet ndërkombëtare të ESHR-së. Ky raport i ESHR-së do të jetë pjesë e Raportit Ndërkombëtar të Revizionit të EUROSAI WGEA për menaxhimin e hedhurinave plastike, i cili në vitin 2021 do të përgatitet së bashku me njëmbëdhjetë institucione të tjera supreme të revizionit.

Në sistemin për menaxhimin me hedhurinat plastike, të kyçura janë disa institucione edhe atë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Administrata e Mjedisit Jetësor, Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, Qendrat Rajonale për Menaxhimit me Mbeturina, Ndërmarrjet Publike, personat fizik dhe juridik të themeluar për të kryer shërbime komunale, mbledhësit individualë të hedhurinave, përpunuesit e hedhurinave, persona juridik për trajtim të hedhurinave nga paketimi, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe institucione të tjera.

Legjislacioni parashikon miratimin e një numri të madh dokumentesh strategjike, planifikuese dhe programore në nivel qendror, lokal dhe rajonal, për të cilat revizorët arritën në përfundimin se disa prej tyre nuk janë miratuar ose janë me afat të kaluar. E gjithë kjo , udhëzon në probleme me vendosjen e një sistemi të integruar për menaxhimin e hedhurinave. Gjithashtu, edhe pse disa aktivitete kanë filluar, ende menaxhimi rajonal i hedhurinave nuk është vendosur, gjë që nuk krijon kushte themelore për parandalimin e gjenerimit dhe përpunimit të hedhurinave.

Të dhënat nga institucionet kompetente tregojnë se nga grumbullimi total i hedhurinave  ne RMV, më pak se 1% riciklohen. Gjithashtu, nuk ndërmerren iniciativa dhe aktivitete për ripërdorimin e hedhurinave plastike. Sasia e grumbulluar e hedhurinave plastike në vend është minimal dhe përfaqëson rreth 1.4% të totalit të hedhurinave të grumbulluara në një vit dhe kjo është rezultat i veprimeve të ndërmarra  nga vepruesit kolektiv dhe sektorit joformal (mbledhësit individual) .

Vepruesit kolektivë kanë një vend qendror në sistemin për menaxhim me hedhurinat plastike. Ata lidhin prodhuesit/importuesit të cilët vendosin për herë të parë në treg produkte dhe paketime  te cilat në fund të ciklit të tyre të jetës, gjenerojnë mbetje që rëndojnë mjedisin jetësor,  me personat juridik dhe individ që mbledhin dhe transportojnë hedhurina plastike, te cilët njëkohësisht janë të detyruar të sigurojnë përpunimin ose asgjësimin e sasisë së mbledhur të hedhurinave plastike .

Sektori joformal për grumbullimin e hedhurinave ne RMV, paraqet një grup shoqëror prej disa mijëra njerëzve, duke përfshirë edhe fëmijët, të cilët mbledhin dhe vlerësojnë pjesë të hedhurinave përmes aktiviteteve të cilat janë nuk janë të organizuara dhe të mbështetura. Revizorët konkludojnë se në legjislacion, sektori joformal pothuajse fare nuk përmendet, përveç në pjesën e evidentimit të tyre si zbatues të tregtisë me hedhurina. Nuk janë rishikuar/konsideruar mundësitë për zyrtarizmin dhe organizimin e tyre përmes një ndërmarrje sociale ose partneriteti publiko-privat, i cili do t'u siguronte atyre të ardhura të qëndrueshme dhe legalizimin e aktiviteteve të tyre.

Kur bëhet fjalë për aktivitetet e ndërmarra për menaxhimin e hedhurinave plastike, ato nuk mundësojnë shmangien dhe zvogëlimin e sasisë së hedhurinave plastike të gjeneruara dhe nuk sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm përmes përpunimit të tyre. 

Për më tepër, përzgjedhja e mbeturinave nuk është një zakon dhe sjellje e përditshme e qytetarëve në RMV, dhe ekziston një nivel i ulët i seleksionimit primarë dhe sekondarë të hedhurinave, e cila nga ana tjetër pasqyron negativisht trajtimin efektiv dhe efikas të hedhurinave plastike.

Një nga arsyet për këtë mënyrë të sjelljes së qytetarëve është se numri i enëve të vendosura për grumbullimin e mbeturinave është i ulët në raport me numrin e banorëve dhe indeksin e hedhurinave të gjeneruara, që praktikisht udhëzon se nuk janë krijuar kushte për seleksionim. Mungojnë  iniciativa dhe aktivitete për ripërdorimin e hedhurinave plastike, si dhe masa stimuluese për të mbështetur përpunuesit. Gjithashtu, prodhuesit nuk kanë marrë masa të rëndësishme për të zgjatur ciklin jetësor të produkteve.

Në RMV, grumbullimi dhe transportimi i hedhurinave komunale pothuajse tërësisht kryhet nga Ndërmarrjet e shërbimeve publike (NSHP) të themeluara nga komunat dhe Qyteti i Shkupit, për të cilat ata kanë marrë leje nga Ministria. Revizorët konstatuan se NSHP nuk kanë numër të mjaftueshëm të automjeteve speciale për mbledhjen dhe transportimin e hedhurinave nga paketimit (mbeturinat e selektuara), dhe për shkak të gjendjes së tyre financiare, disa prej tyre nuk janë në gjendje të sigurojnë të reja.

Për vendosjen dhe funksionimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e hedhurinave, është e nevojshme të sigurohen burime financiare të qëndrueshme që do të sigurojnë të ardhura të rregullta dhe të mjaftueshme për të mbuluar kostot. Mjetet financiare të realizuara në bazë të  Programit vjetor për investime në mjedisin jetësor, si dhe tarifat e mbledhura (menaxhimi i paketimit të hedhurinave, qese për transportin e mallrave dhe menaxhimit të hedhurinave) nuk mundëson qëndrueshmërinë e sistemit nga ana e atyre që krijojnë hedhurina, gjë që ndikon në menaxhimin e hedhurinave plastike dhe nuk lejon zbatimin e parimit "ndotësi paguan".

Shuma e vogël e kompensimit të paguar për administrimin e hedhurinave nga paketimi në llogarinë e thesarit është për shkak të mundësisë së dhënë ligjore që tatimpaguesit të lirohen nga pagesa e kompensimit nëse ata kanë lidhur një marrëveshje me një veprues kolektiv për të marrë përsipër detyrimet për menaxhimin e hedhurinave nga paketimit. Vepruesi kolektiv është i detyruar të përdorë fitimin e realizuar për të përmbushur qëllimet kombëtare duke mbledhur dhe përpunuar ose ricikluar hedhurinat e krijuara nga paketimi. Në raportin e revizionit është konstatuar se vepruesit kolektiv, në mënyrë të pavarur, pa kufizime, vendosin për mënyrën e përdorimit e të ardhurave të realizuara. Shuma e mbledhur e tarifave, pavarësisht nëse paguhen në llogarinë e thesarit ose tek vepruesit kolektiv  janë te ulëta, duke udhëzuar ne burime të pamjaftueshme financiare për të promovuar aktivitete për mbledhjen, transportimin, përpunimin dhe asgjësimin e hedhurinave nga paketimi.

Personat juridikë që kryejnë trajtim dhe përpunim në mënyrë që të arrijnë funksionimin efikas të kapaciteteve të tyre importojnë mbeturina, dhe pas operacioneve për trajtimin dhe përpunimin e tyre zakonisht i eksportojnë ato në tregun ndërkombëtar. Kur është fjala për importin dhe eksportin e hedhurinave, që nga qershori i vitit  2018, Ministria me kërkesë të tyre, nuk e përdori EXIM sistemit e Drejtorisë  së doganave të RMV gjatë lëshimit të pëlqimeve për eksport, import dhe transitin e hedhurinave. Me ç’kyqjen  nga ky sistem, Ministria e  kufizon mundësinë e monitorimit elektronik të pëlqimeve te cilat lëshohen për periudhë prej një viti.

Revizorët zbuluan se, sistemi i vendosur i regjistrave dhe informacioneve nuk ofron informacion të plotë, të saktë dhe të azhurnuar në lidhje me licencat e miratuara,  si dhe hedhurinat e grumbulluara, të përpunuara dhe të deponuara. Ka mungesë të aktiviteteve për monitorimin e menaxhimit me hedhurinat në niveli kombëtar dhe lokal, si dhe aktivitetet mbikëqyrëse nga institucionet kompetente nuk janë të përfaqësuara sa duhet.

Për revizioni e kryer të suksesit, Enti Shtetëror i Revizionit dha konkluzionin si vijon:

Politikat, masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente për vendosjen e një sistemi të integruar për menaxhim me hedhurinat plastike, NUK janë efektive dhe nuk mundësojnë shmangien dhe zvogëlimin e sasisë së hedhurinave plastike të krijuara, përdorimin efikas të materialeve të përdorshme të hedhurinave si dhe respektimin e plotë të parimeve për menaxhimin me hedhurina.

 

Press kontakt:
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Durgutov +389 75 268 517
[email protected]