dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferenca për shtyp - mjet i fuqishëm i komunikimit për informimin e publikut

02.02.2021
Слика
Цвета пресс

Konferenca për shtyp paraqet një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit për informimin e publikut dhe promovimin e punës së institucionit ose organizatës së caktuar, që organizohet për temën thelbësore ose për temën me interes të madh publik.

Informimi i publikut për punën dhe aktivitetet e Entit Shtetëror të Revizionit, me qëllim të sigurimit të shkallës së lartë të transparencës, llogaridhënies dhe dukshmërisë është një nga prioritetet kryesore të ESHR-së gjatë vitit 2021. ESHR-ja përpiqet t’i përforcojë dhe vazhdojë aktivitetet për mbajtjen e komunikimit dhe informimit në kohë për palët e interesuar (publiku i përgjithshëm, mediat, institucionet dhe organizatat qytetare) për mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve publike.  

“Mënyra e organizimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me mediat nëpërmjet organizimit të konferencës për shtyp”, ishte tema e punëtorisë së mbajtur më 28.01.2021, si vazhdim i aktiviteteve të projektit të cilat Enti Shtetëror i Revizionit i realizon në bashkëpunim me Fondacionin për Demokraci Vestminster në shtet (VFD) dhe Institutin për Kërkime të Zhvillimit Shoqëror (RESIS). 

Në punëtori, përmes ushtrimit të simuluar u organizua dhe u mbajt konferenca për shtyp për mediat, në të cilën u deklaruan gjendjet kryesore të konstatuara dhe gjetjet e revizorit nga raporti përfundimtar i revizorit për zbatimin e revizionit të pajtueshmërisë së Buxhetit Themelor të RMV-së për vitin 2019, të prezantuar nga ndihmësja e kryerevizorit shtetëror znj. Cveta Ristovska. 

Revizorët e ESHR-së kishin mundësinë të njoftohen dhe informohen për mënyrën metodologjike të organizimit të ngjarjes së këtij lloji, përmes realizimit të suksesshëm të të tria fazave përbërëse (faza përgatitore, faza e zbatimit dhe faza follow up), me çka një pjesë e revizorëve ishin të suksesshëm në rolin e gazetarëve, duke shtruar pyetje konkrete që kishin të bëjnë me përmbajtjen e raportit të revizorit.