dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Më së paku 204.713.000 denarë ose 3.3 milion euro të paguara

01.02.2021
Слика
Водоснабдителна станица

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediat-        

Shkup, 29.01.2021

Më së paku 204.713.000 denarë ose 3.3 milion euro të paguara, ndërsa mjetet e papaguara në Buxhetin e RMV-së nga ana e Ndërmarrjeve Publike Komunale në nivel lokal në bazë të kompensimeve për shfrytëzimin e së drejtës së ujit

Enti Shtetëror i Revizionit realizoi revizionin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna të përfshira në Raportin Përfundimtar të revizorit për revizionin e realizuar të suksesit për vitin 2019, me temë ,,Efektiviteti i politikave, masave dhe aktiviteteve gjatë ndarjes të së drejtës së ujit’’, me qëllim që të vlerësohet niveli i zbatimit të rekomandimeve dhe përshtatshmëria e masave të ndërmarra.

Me revizionin e kryer është siguruar baza për të shprehur konkluzionin se nga ana e subjekteve të përfshira për zbatimin e rekomandimeve nuk janë ndërmarrë aktivitetet dhe masat, për çka ekziston nevoja për ndërmarrjen e aktiviteteve në periudhën e ardhshëm për zbatimin e tyre.

Revizorët konstatuan se:

  • prej 19 rekomandimeve të dhëna subjekteve në nivel qendror (Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Financave dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor), vetëm 1 rekomandim është zbatuar, 2 rekomandime pjesërisht janë zbatuar, ndërsa 9 rekomandime nuk janë                                                                                                                                                             zbatuar. Në rrjedhë është zbatimi i 7 rekomandimeve;
  • prej 11 rekomandimeve të dhëna subjekteve në nivel lokal (komunave dhe ndërmarrjeve publike), 4 rekomandime pjesërisht janë zbatuar, 2 rekomandime nuk janë zbatuar dhe 5 rekomandime janë në rrjedhën e zbatimit.

Veprimi jo i plotë sipas rekomandimeve të dhëna të përfshira në Raportin Përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror është shkak i mjeteve të paguara më pak në Buxhetin e RMV-së në vlerë prej më së paku 204.713.000 denarë ose e shprehur në euro 3.3 milion euro si kompensime të papaguara për të drejtën e ujit nga ana e ndërmarrjeve publike dhënësit e shërbimeve të ujit, ndërsa janë paguar nga shfrytëzuesit e fundit (personat fizikë dhe juridikë). 

Ndërmarrjet publike kanë shprehur detyrimet për llogaritjet, ndërsa kompensimet e papaguara për të drejtën e ujit në vlerë prej më së paku 426.446.000 denarë ose e shprehur në euro 6,9 milion euro, që paraqet të hyra potenciale për Buxhetin e RMV-së.

Sipas Raportit të Ministrisë së Financave, të dorëzuar me kërkesë të Qeverisë së RMV-së, që nga marsi i 2019 detyrimet e raportuara të 60 komunave drejt ndërmarrjeve publike  të cilat kryejnë shërbime të ujit kap vlerën e 348.365.000 denarë ose e shprehur në euro mbi 5,6 milion euro. Uji i shpërndarë nga ana e ndërmarrjeve publike për nevojat e komunave, për ujitjen e gjelbërimeve dhe parqeve, shatërvanëve, pastrimin e rrugëve dhe të ngjashëm nuk matet dhe nuk faturohet në pajtim me shpenzimet reale në m3, ndërsa më së shpeshti faturohen në vlerë paushallë në pajtim me programin vjetor.   

Nga inspektimi dhe analiza e kryer e të dhënave, revizorët kanë konstatuar se uji i përgjithshëm i shteruar / i zënë në 2019 është 229.017.078 metër3, prej të cilëve 63% nuk është i faturuar. Në këtë kontekst, revizorët konstatuan se ndërmarrjet publike në komunat në vijim arrijnë përqindjen më të madhe të humbjeve të ujit: Dibër – 84%, Dollnen – 82%, Gostivar – 81%, Kërçovë – 77%, Ohër 72%, Krushevë – 71% dhe Koçan – 70%.            

Sasia e ujit të pafaturuar i përfshinë: humbësit fizikë të ujit, humbësit komercialë të ujit për shkak të shpenzimit jolegal dhe jo të saktë të ujëmatësve dhe gabimeve gjatë trajtimit me të dhënat, si dhe jofaturimi i shpenzuesve legalë të ujit, ujit të shpenzuar të matur dhe të pamatur për sanimin dhe pastrimin rrjedhës të rezervuarëve dhe, shatërvanëve dhe çezmave zbukuruese publike, ujitja e sipërfaqeve të gjelbra publike, gjelbërimi i bulevardit dhe pastrimi i rrugëve.    

Gjendjet e theksuara tregojnë se masat dhe aktivitetet të cilat i kanë ndërmarrë ndërmarrjet publike për zvogëlimin e humbjeve të ujit janë të pamjaftueshme dhe  nxitin më pak të hyra të llogaritura dhe të shprehura të ndërmarrjeve publike, më pak tatim i llogaritur mbi vlerën e shtuar, më pak i llogaritur, më pak kompensim i llogaritur, i paguar për të drejtën e ujit në buxhetin e shtetit dhe rezultati i shprehur financiar joadekuat i ndërmarrjeve publike.     

Revizorët konstatuan se Ministria e Mjedisit Jetësor nuk ka ndërmarrë masa konkrete për plotësimin dhe hulumtimin e Strategjisë Kombëtare për Ujërat, e cila edhe më tej nuk përmban qëllime dhe prioritete strategjike konkrete, as edhe masat dhe aktivitetet për zbatimin e tyre, për shkak se e njëjta nuk mund ta realizojë rolin e vet të përcaktuar ligjërisht si dokument bazë i planifikimit për përkufizimin, planifikimin dhe zhvillimin e menaxhimit me ujërat.      

Gjithashtu, u konstatua se ende nuk është miratuar Metodologjia për ta përcaktuar mënyrën e llogaritjes së njësisë së dëmit gjatë lëshimit në ujëra, për këtë arsye edhe më tutje nga ana e ndërmarrjeve publike nuk llogaritet vlera variabile e kompensimit për lëshimin në ujëra. 

Në bazë të kushteve të përcaktuara të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e përcaktuar dhe pagesën e kompensimeve të së drejtës së ujit, revizioni konstatoi se Ministria e Mjedisit Jetësor nuk i ka ndërmarrë aktivitetet e nevojshëm për hulumtimin e zgjidhjes së ligjit aktual për mënyrën e përcaktimit dhe pagesën e kompensimeve të së drejtës së ujit dhe sigurimin e zgjidhjes e cila do të mundësojë kontrollin, ndjekjen dhe efektivitetin në pagesën e tyre. Gjithashtu, nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ministrisë së Financave nuk janë ndërmarrë aktivitetet për përgatitjen e zgjidhjes ligjore me të cilat kompensimet për të drejtën e ujit do të kenë trajtimin e tatimit publik.

Edhe pse në pajtim me Ligjin për ujërat, kompetenca për kryerjen e mbikëqyrjes së inspektimit kanë edhe shërbimet tjera të inspektimit, në periudhën e përfshirjes me revizionin mbikëqyrësi i inspektimit mbi shfrytëzuesit e të drejtës së ujit, si dhe të obligimeve nga lejet e lëshuara për të drejtën e ujit kryen vetëm Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, përmes inspektorëve të ekonomisë së ujërave.

Në periudhën prej janarit 2018 deri në mars 2020 pas kryerjes së gjithsej 71 mbikëqyrjeve të inspektimit te ndërmarrjet publike komunale, janë konstatuar parregullsi te të cilat më së shpeshti kanë të bëjnë me atë se ndërmarrjet publike;

  • nuk kanë siguruar leje për tërheqjen e ujit dhe shkarkimin e ujërave të ndotura dhe nuk kanë dorëzuar kërkesë deri te Ministria e Mjedisit Jetësor;
  • nuk i kryejnë matjet ose e tejkalojnë maksimalisht sasinë e përcaktuar të nxënies së ujit në pajtim me lejet e lëshuara;
  • nuk kanë përgatitur elaborate dhe miratuar vendime për caktimin e kufijve në zonat e mbrojtura; 
  • në faturat për shërbimet e ujit në mënyrë të papërshtatshme i tregojnë tarifat për shërbimet e veçanta të ujit dhe kompensimeve për të drejtën e ujit dhe nuk i paguajnë këto mjete në interes të llogarisë së thesarit.   

Edhe për kundër dhënies së detyrave nga inspektorët e ekonomisë së ujërave, nga ana e ndërmarrjeve publike nuk janë ndërmarrë aktivitete të mjaftueshëm për mënjanimin e parregullsive të caktuara, njëherazi edhe në zgjidhjet ligjore nuk kanë mekanizma të mjaftueshme të cilat i kishin siguruar të njëjtat.

Press kontakt:

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Durgutov +389 75 268 517
[email protected]