dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

„Kthjellohu“!

23.12.2020
Слика
Средба на двете делегации

Enti Shtetëror i Revizionit i jep përkrahje kompanisë ,,Kthjellohu’’, të iniciuar nga ana e Institutit për Studime të Komunikimit (IKS) dhe Aleancës për Përfaqësim dhe Lobimë, të cilën e përbëjnë më shumë organizata qytetare, mediat dhe fakultetet.     

Për këtë qëllim, në hapësirat e ESHR-së u mbajt takim pune te e cila përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit dhe të Institutit për Studime të Komunikimit në kuadër të kësaj fushate përcaktuan aktivitete të përbashkëta, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes te qytetarët në pjesëmarrjen për miratimin dhe ndryshimet e politikave publike, si dhe t’iu mundësohet më shumë dialogu nga institucionet kompetente në proceset e hartimit të politikave. 

Aktivitetet e paraparë në kuadër të fushatës do të përqendrohen në dy fusha specifike dhe ato:

  • Udhëheqja me burimet e ujit (si të shfrytëzohet dhe mbrohet uji) dhe
     
  • Vendosjen e mbikëqyrjes së inspektimit efikas kundër shfrytëzimit të pamasë të burimeve natyrore (lëndëve të para, pyjeve, tokës dhe ujit).

Enti Shtetëror i Revizionit si institucion suprem i revizionit, në vazhdimësi zbaton më shumë revizione të cilat i përfshin temat nga fusha e shfrytëzimit të ujit dhe të drejtës së ujit, si dhe revizione me tema nga fusha e mjedisit jetësor dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore. Për këtë gjendje ESHR-ja në vazhdimësi alarmon përmes raporteve të revizionit, gjendjes së  caktuar dhe rekomandimeve të dhanë.