dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Integriteti si prioritet i lartë në luftën me korrupsionin

21.12.2020
Слика
ГДР-ВТОРА

Gjatë javës së kaluar është mbajtur edicioni i dytë i ngjarjes kombëtare ,,Java e integritetit dhe antikorupsionit’’ (Week of Integrity), që u organizua nga ana e Dhomës Ndërkombëtare e Tregtisë, me ndihmën e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Për këtë qëllim u organizua diskutimi në panel me temë ,,Sfidat Kombëtare në trajtimin e praktikave korruptive’’, në të cilën morrën pjesë Ambasada e Mbretëris së Holandës në Shkup, përfaqësues nga Qeveria e RMV-së, përfaqësues të institucionëve të obliguar për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe profesorët universitar, të cilël përmes video prezentimeve  ndajtën përvojat e tyre, duke dërguar porosit dhe përpjekjet në drejtim të minimizimit të kësaj dukurie negative në shtetin tonë.

Me fjalim ju drejtua edhe kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski i cili theksoj: ,,Tatim paguesit i posedojnë mjetet publike dhe ata patjetër duhet të interesohen se si shfrytëzohen mjetet e tyre. Enti Shtetëror i Revizionit është partneri i tyre dhe duke e realizue vizionin e vet do të veproj në drejtim të realizimit të vlerave përkatëse për të hollat e dhënë’’. Njëherit kryerevizori shtetëror theksoj se ,,Fuqija ka tendencion të prish, fuqia apsolute prish apsolutën’’.

Java e integritetit paraqet aktivitetin e cila shënoi Ditën Ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit (9 dhjetor) njëkohësisht duke e inicuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit të institucionëve publike dhe private dhe organizatave qytetare, e gjitha për qëllim ngritjen e ndërgjegjës për rëndësin e sjelljës etike, duke rikujtuar se asnjë vend, papasur rëndësi se sa është demokratike, nuk është imun i fenomenit të korrupsionit.