dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

NPK ,,Ujësjellësi’’ Koçan shënoi humbje të ujit prej 67,75% nga uji i përgjithshëm i dërguar për 2019

16.12.2020
Слика
Државен завод за ревизија

ENTI SHTETËROR I REVIZIONI

- Njoftim për mediet -      

Shkup, 09.12.2020

NPK ,,Ujësjellësi’’ Koçan shënoi humbje të ujit prej 67,75% nga uji i përgjithshëm i dërguar për 2019

Në sistemin për furnizim me ujë në 2019 janë dërguar gjithsej 4.787 mijë metër kub ujë për të pirë, janë faturuar 1.544 mijë metër kub ujë të pijshëm, që paraqet 32,25% sasi e faturuar në bazë të  së dërguarës gjegjësisht është shënuar humbje e ujit për arsye të defektit në sistemin (rrjeti i ujësjellësit të vjetër dhe të dëmtuar), vjedhje dhe kyçjet e paligjshme dhe jolegale

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare dhe revizionit të pajtueshmërisë të ndërmarrjes publike komunale ,,Ujësjellësi’’ Koçanë për 2019. Për të vërtetën dhe objektivitetin e raporteve financiare, revizioni shprehi mendim të pafavorshëm, ndërsa për të pajtueshmërisë me ligjet dhe rregullat për 2019, revizioni shprehi mendim me rezervë. 

Revizorët konstatuan se në bazë të obligimeve për kompensime për shfrytëzimin e ujit, kompensime për  lëshime në ujë, kompensime për shfrytëzimin e ujërave gjeotermale, kompensime  për mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe kompensime për menaxhim me mbeturinat dhe tatimet komunale për parkingje, është vërtetuar gjendja e shumës së konsiderueshëm të mjeteve të papaguar  në dobi të Buxhetit të RMV-së dhe Buxhetit të komunës.

Në raportin e revizorëve është konstatuar se në sistemin  për furnizim me ujë në 2019 janë dërguar 4.787 mijë metër kub ujë të pijshëm, ndërsa janë faturuar 1.544 mijë metër kube ujë të pijshëm. Kjo paraqet 32.25%  sasi e faturuar në bazë të së dërguarës, gjegjësisht është shënuar humbje e ujit për arsye të defektit në sistemin (rrjeti i ujësjellësit të vjetër dhe të dëmtuar), vjedhje dhe kyçjet e paligjshme dhe jolegale.

Mos ndërmarrjen e masave për ti larguar dhe zvogëluar arsyet për humbjen e uji, nxitë gjendjen joreale dhe joobjektive në procesin e faturimit të sasisë së ujit të pijshëm të dërguar dhe ka efekt të drejtpërdrejtë që rezulton në të hyrat e realizuara më pak të ndërmarrjes, ndërsa njëkohësisht është llogaritur më pak TVSH dhe kompensimet për ujin si të hyra në Buxhetin e shtetit.

Në evidencën e kontabilitetit të NPK Ujësjellësi ,,Koçan’’ (gjendja e 31.12.2019) janë treguar obligimet për kompensim për shfrytëzimin e ujit në shumën totale prej 26.982 mijë denar, të llogaritur si detyrime të papaguar nga ana e ndërmarrjes publike në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, cilat janë akumuluar vite mbrapa. Këto mjete paguhen nga subjektet juridike dhe personat fizik shfrytëzues të shërbimeve të ndërmarrjes publike, e cila është e obliguar ti paguaj në Buxhetin e RMV-së.

Në lidhe me detyrimet e NPK Ujësjellësi ,,Koçan’’ në bazë të kompensimeve kundër Buxhetit të Komunës së Koçanit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, menaxhimit me mbeturinat dhe tatimit komunal për shfrytëzimin e hapësirës për parkingjet e mjeteve motorike të pasagjerëve, revizorët vërtetuan detyrimet e ndërmarrjes publike në shumën totale prej 9.552 mijë denar. Ndërmarrja publike është e detyruar ti paguaj këto mjete në përfitime të buxhetit të Komunës së Koçanit.

Në pjesën e revizionit të brendshëm NPK Ujësjellësi ,,Koçanë’’ në pajtim me nenin 30 të Ligjit për kontroll të brendshëm financiar dhe Rregullores për organizim të brendshëm kanë themeluar departament për revizion të brendshëm. Është e paraparë në departament të punojnë tre të punësuar (udhëheqës dhe dy revizor të brendshëm). Por, revizorët konstatuan se në departamentin e revizionit të brendshëm nuk është plotësuar edhe një vend i punës. Revizorët konstatuan se për shkak të udhëheqësisë së ndërmarrjes publike nuk ka informata për ekzistimin dhe funksionin e kontrollit të brendshëm.

Nga kontrollimi i kryer në dokumentacionet që ka të bëjë me detyrimet e organit udhëheqës në pjesën e njoftimeve, revizorët konstatuan gjendjen se nuk është përgatitur raporti për punën e ndërmarrjes publike në secilin gjashtë mujor. Kjo gjetje e revizorit drejton në jopajtueshmëri në të vepruarit në pajtim me dispozitat e nenit 23-a të Ligjit për ndërmarrje publike. Ky nen paraqet se drejtori është i obliguar çdo gjashtë muaj të dorëzon raport për punën e ndërmarrjes publike deri te Këshilli Drejtues dhe deri te kryetari i komunës.                                                                                                                                       

Linku i raportit : Raporti përfundimtarë për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizion të pajtueshmërisë për 2019 të Ndërmarrjes Publike Komunale ,,Ujësjellësi’’ Koçanë

Kontakti i shtypit:

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]