dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për palët e jashtëm të interesuar për të dorëzuar kërkesa/propozime për të kryer revizion deri te Enti Shtetëror i Revizionit

16.12.2020
Слика
Барање за вршење ревизија

Të nderuar,

Në pajtim me Ligjin e revizionit shtetëror dhe Udhëzimet për planifikim vjetor dhe strategjik të revizive të ESHR-së (2021-2023), planin vjetor për punën e Entit Shtetëror të Revizionit e miraton kryerevizori shtetëror kahë fundi i vitit rrjedhës, në të cilën definohen aktivitetet e revizorëve cilat duhet të realizohen në vitin e ardhshëm kalendarik. E njëjta dorëzohet në Kuvend të RMV-së dhe shpallet në faqën e internetit të ESHR-së.

Në atë kuptim, Enti Shetëror i Revizionit në pajtim me nenin 23 të Ligjit për revizion shtetëror, është i obliguar një herë në vit ti kryen revizion Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxhetëve të fondeve të shtetit. Në bazë të subjekteve tjera cilat mund të jenë lëndë të revizionit, kjo përfshirje është regulluar me nenin 22 të këtij ligji dhe kryet në afate të cilat janë përcaktuar me programin vjetor për punën e Entit Shtetëror të Revizionit. Revizionet në program propozohen në pajtim me:

  • Rregullorës për mënyrën e kryerjes së revizionit shtetëror;
  • Udhëzimit për planifik vjetorë dhe strategjik;
  • Vendimi për përcaktimin e qëllimeve strategjike për revizionet e ESHR-së për periudhën 2021-2023 dhe për fushat e prioritetit të revizioneve sipas sektorëve cilat kryejn revizion; dhe
  • Akt tjera metodologjike dhe strategjike të ESHR-së.

Gjatë procedurës së përcaktimit të kërkesave dhe propozimeve për kryerjen e revizionit, shqyrtohen edhe propozimet e dhënë nga ana palëve të jashtëm të interesuar si që janë:

  • Kërkesa për revizion nga ana e Kuvendit të RMV-së në pajtim me kriteret për planifikim vjetor të revizionit;
  • Kërkesa për revizion nga subjektet (Qeveria e RMV-së, Komisionit Shtetëror për Parandalim të korrupsionit, organizatat qytetare, palët e treta të interesuar) dhe
  • Këkesa/Propozime të rrjedhur nga ineresi i rritur i publikut.

Kërkesat/Propozimet cilat rrjedhin nga ana e palëve të jashtëm të interesuar mund të pranohen nëse janë nëpajtim me planin Strategjik për revizion të ESHR-së dhe në pajtim me resurset në dispozicion për vitin në fjalë, si dhe në pajtim me procedurat për përcaktimin e rreziqeve gjatë planifikimit vjetor të revizionëve.  

Për atë qëllim, Enti Shtetëror i Revizionit i thërret dhe njeherasi i inkurajon të gjitha palët e interesuar të jashtëm të dorëzojnë kërkesat/propozimet e veta për subjektet për cilat ekziston interesim i rritur i jashtëm për të kryer revizion shtetëror. Përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca e punës janë vlerat themelore për të cilat në vazhdimsi lufton dhe angazhohet Enti Shtetëror i Revizionit, si institucion i lartë i revizionit në shtet.

Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë të letrës te Enti Shtetëror i Revizionit (rr. Pavel Shatev nr. 2, Pallati ,,Emanuell Çuçkov’’) ose në mënyr elektronike në veb faqen e ESHR-së  (https://dzr.mk/mk/contact/barane_za_revizija), më së voni deri më 21.12.2020.