dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Tryezë e rrumbullakët për gjendjen e prokurimeve publike në vend

01.12.2020
Слика
Дискусии на тема јавните набавки

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, morri pjesë në ngjarjen onëlajnë të organizuar nga Qendra për Komunikim Qytetar me titull të punës ,,Tryeza e rrumbullakët për gjendjen e prokurimeve publik në vend’’, e cila organizohet dhe realizohet tradicionalisht kah fundi i çdo viti kalendarik.

Qëllimi i ngjarjes së mbajtur ishte të diskutohet haptazi për përvojën e deritanishëm, njohurit, përparësitë dhe dobësitë në sistemin e zbatimit të prokurimeve publike, si dhe propozimi i udhëzimeve dhe masave konkrete për përmirësimin e zbatimit në të ardhmen. Te tryeza e rrumbullakët, murrën pjesë përfaqësues të më shumë institucioneve shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizata qytetare, si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike të themeluar nga Qeveria e RMV-së dhe nga komunat.  

Kryerevizori shtetëror në diskutimin e tij ju referua pjesës së masave të cilat duhet të ndërmerren, me qëllim të parandalimit për rastet e mundshëm të korrupsionit gjatë procedurave të zbatimit të prokurimeve publike dhe shpenzimi i mjeteve publike dhe atë:

  • Nevoja e vendosjes së sistemit efikas në fazat e planifikimit, ndjekjes dhe realizimit të prokurimeve publike në institucionet dhe ndërmarrjet publike;
     
  • Definimi i qartë i rregullave të sistemit, politikës dhe procedurave për personat e punësuar në organet kontraktuese të cilët janë drejtpërdrejt përfshirë në procedurat e zbatimit të prokurimeve publike;
     
  • Mundësimi i mjaftueshëm i resurseve njerëzor dhe pavarësi të plotë të revizionit të brendshëm dhe të revizorëve të brendshëm në institucionet dhe ndërmarrjet publike, me të cilën do të sigurohet kontroll të cilësisë në trajtimin dhe zvogëlimin e rreziqeve nga korrupsioni i mundshëm;
     
  • Sigurimi i edukimit të vazhdueshëm, përvetësimin dhe i sistemit të shpërblimit për personat e punësuar me qëllim krijimin e administratës publike profesionale, të përgjegjshëm dhe etike.