dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Indikatorët e rrezikut të korrupsionit në prokurimet publike

20.11.2020
Слика
Насловна точни димензии

Sistemi i zbatimit të prokurimeve publike është një ndër sistemeve më të prekur në shtetin tonë kur bëhet fjalë për keqpërdorimin dhe korrupsionin e mundshëm të mjeteve publike. Mënyra e zbatimit të prokurimeve publike dhe dobësit e sistemeve zbulues ishinë lënd e diskutimit në punëtorin e djeshëm online e cila u organizue në Qendrën për Komunikim Qytetar (QKQ), me temën ,,Definimi i indikatorëve për rreziqet e korrupsionit në prokurimet publike te ndërmarrjet shtetërore’’.

Ngjarjen e hapi drejtori programues i Qendrës për Komunikim Qytetar znj. Sabina Fakiq, e cila i përshëndeti pjesmarrësit dhe folësit të punëtorisë dhe paraqiti pjesë nga gjetjet dhe gjendjes së konstatuar nga Hulumtimi i përpiluar në kuadër të projektit ,,Drejt ndërmarrjeve publike të përgjegjshëm’’, të financuar nga ana e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Me ftesë nga Qendra për Komunikim Qytetar, me paraqitjet e veta u paraqitën edhe mr. Maksim Acevski – kryerevizori shtetëror, z. Lubço Nikollovski – zëvendës i kryetrit të Qeverisë për luftë kundër korrupsionit, z. Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit dhe z. Darko Janevski – ekspert në fushën e zbatimit të prokurimeve publike, si dhe përfaqësues të ShA-së dhe NP-së të themeluar nga Qeveria dhe Qyteti i Shkupit.

Kryerevizori shtetëror, në fjalimin e tijë iu referua masave që duhet të ndërrmiren  për ta zvogëluar korrupsionin në prokurimet publike dhe nevojën për forcimin e integritetit të institucionëve dhe ndërmarrjeve publike të cilët i zbatojnë prokurimet publike. Kryerevizori shtetëror theksoj se është e patjetërsueshme t’iu sigurohen mjete të mjaftueshme financiare dhe resurse njerzore institucioneve kompetente të cilët janë të ngarkuar për të luftuar kundër korrupsionit. Është e nevojshëm të formohet komiteti i revizorëve në pajtim me praktikat ndërkombëtare në nivele të ShA-së dhe NP-së të cilët janë materiale në drejtim të sigurimit të nivelit të lartë të pavarësisë së revizionit të mbrendshëm dhe bindjes së arsyeshëm për realizimin e qëllimeve strategjike të ShA-së/NP-së. 

Gjithashtu, mr. Acevski theksoj te pjesa e dobësive zbuluese në zbatimin e prokurimeve publike, që janë të shënuar në raportet përfundimtar të revizorëve të EShR-së. Për këtë qëllim, theksoj se institucionet duhet ti kanë të përcaktuara procedurat dhe politikat e qarta për mënyrën e veprimit të punësuarve në të gjitha fazet nga procesi i ndarjeve të marrëveshjes për prokurimet publike, si dhe sigurimi i programeve përkatëse për KPU të punësuarve me qëllim të sigurimit profesional, kompetent dhe etike administratën publike.   

Në fund të fjalimit të vetë, kryerevizori shtetëror dërgoj porosinë se me sigurimin e nivelit të lart të transparencës në procesin gjithpërfshirës të punës së subjekteve në sektorin publik dhe qasjes së zmadhuar të informatave deri te qytetarët do të sigurohet transparenca shoqëror për mënyrën e shfrytëzimeve të mjeteve të tatim paguesve, veçmas në pjesën e zbatimit të prokurimeve publike.