dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Është kryer revizioni i Prokurorisë Speciale Publike për periudhën 2015-2019me temën ,,Pagat dhe shtesa e pagave dhe kompensime tjera’’

02.10.2020

Me kërkesë të Prokurorisë Publike Themelore për krim  dhe korrupsion të organizuar, Enti Shtetëror i Revizionit realizoi revizionin e pajtueshmërisë me temën ,,Pagat dhe shtesa e pagave dhe kompensime tjera në Prokurorin Publike për ndjekjen e krimit të lidhur dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve’’. Revizioni i kryer i referohet periudhës 2015-2019.  

Në raportet e revizorëve janë shënuar se shtesat e pagave për vitin 2015, të cilat janë paraparë për Prokurorin Publik dhe Prokurorët Publik në këtë Prokurori, e tejkalon vlerën e mjeteve të paguar për pagën bazë për person.

Ky konstatim rrjedh nga rezultati i kryerjes së testimit detal të dokumentacionit të dorëzuar, si dhe analizën e të dhënave nga librat e punës. Janë marrë parasysh dhe aktet interne të miratuar nga ana e Prokurorisë Publike, gjegjësisht Rregullores në të cilën janë vërtetuar shtesat në vlera absolute. 

E drejta e shtesës së pagës të Prokurorit publik dhe Prokurorëve Publikë të PSP është rregulluar me nenin 14 të Ligjit për PSP-në, në përputhje me të cilën janë vërtetu se shtesat e pagave dhe ato: shtesa për kushtet e veçanta të punës, shtesa për ekzistimin e rrezikut të lartë dhe shtesa për besueshmëri. 

Me miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagat e Prokurorëve Publikë në dhjetor të 2015, është rregulluar se vlera totale e shumës së shtesës nuk mund të jetë më shumë se 35% prej pagës themelore të Prokurorëve Publikë, ndërsa për vlerën dhe mënyrën e caktimit të shtesës, është e nevojshëm Prokurori Publik të miraton akte të veçantë. 

Gjetjet e revizorëve që kanë të bëjnë me realizimin e së drejtës të kompensimeve tjerë rrjedhin nga informatat e siguruar të cilët kanë shkallën e klasifikimit, me ç ‘rast Enti Shtetëror i Revizionit në pajtim me nenin 29 të ligjit për revizion shtetëror  përgatiti raport të veçantë, në përputhje me Ligjin për informatat e klasifikuar, ndërsa vlera e mjeteve të paguar mbi këtë bazë është 282.896 mijë denarë. 

Për revizionin e kryer, Enti Shtetëror i Revizionit e dha konkluzionin si vijon:

Në bazë të revizionit të kryer, vërtetuam se realizimi i së drejtës së pagës, saktësinë e llogaritjes, evidencën dhe pagesa janë në pajtim, me të gjitha aspektet materiale, me rregullativ ligjore përkatës dhe aktet interne. 

Gjithashtu vërtetuam se përveç shtesës së pagës për vitin 2015, realizimi i së drejtës të shtesës së pagës, saktësinë e llogaritjes, evidencën dhe pagesa janë në pajtim, me të gjitha aspektet materiale, me rregullativ ligjore përkatës dhe aktet interne.

Në bazë të realizimit të së drejtës së kompensimeve tjera, saktësinë e llogaritjes, evidencën dhe pagesa janë në pajtim, me të gjitha aspektet materiale, me rregullativ ligjore përkatës dhe aktet interne.

 

Linçet lidhur me:  

  • Raportin Përfundimtar: Pagat dhe shtesa e pagave dhe kompensime tjera në Prokurorin Publike për ndjekjen e krimit të lidhur dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve’’

Kontakt për shtyp:

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486

mijalce.durgutov@dzr.gov.mk

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

martin.duvnjak@dzr.gov.mk