dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përkrahje nga delegacioni i Bashkimit Evropian për tvining projektin

23.09.2020
Слика
Паулина Станоева и м-р Максим Ацевски

Në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u mbajt takim pune ndërmjet kryerevizorit shtetëror z. Maksim Acevski dhe znj. Paulina Stanoeva, menaxher programues dhe përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Në takim përveç kryerevizorit  shtetëror, prezent ishin edhe të punësuarit e ESHR-së të cilët ishin të përfshirë në aktivitetet e tvining projektit të mëparshëm.

Enti Shtetëror i Revizionit vazhdon ti forcojë kapacitetet e veta institucionale në pajtim me dokumentet strategjike, rekomandimeve të Komisionit Evropian, si dhe rekomandimeve të përfshira në raportet e përgatitura në kuadër të tvinig projektit të përfunduar, nëpërmjet realizimit të tvining projektit të ri ,, Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare’’ MK 18 IPA FI 03 20, të financuar nga ana fondeve IPA 2018 të Bashkimit Evropian. 

Qëllimi i tviningit  të ri është të përmirëson efikasitetin dhe ndikimin e revizionit të jashtëm përmes pajtueshmërisë së vazhdueshëm të kornizës ligjore dhe zhvillimit të mjeteve metodologjike, si dhe përmes forcimit të kapacitetit të ESHR-së për realizimin efektiv të revizionit të jashtëm. Përveç kësaj, projekti ka për qëllim ta përmirëson kontrollin parlamentar për mjetet publike dhe ta përmirëson bashkëpunimin ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të RMV-së.

Tvining projekti është i organizuar dhe strukturuar ku i përfshin katër komponente dha si vijon: Komponenti i parë: Forcimi i kornizës ligjore relevant për revizionin e jashtëm; Komponenti i dytë: Përmirësimi i kapaciteteve administrative dhe proceseve të revizionit të jashtëm; Komponenti i tretë: Përmirësimi i funksionit të kontrollit ligjvënës të Kuvendit në bazë të shqyrtimit dhe diskutimit për raportet e revizorëve të ESHR-së; dhe Komponenti i katërt: Përmirësimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe TI dhe kapacitetit të revizorëve të TI.     

Procedura është në fazën përfundimtare për mbledhjen e propozimeve për tvining projektin nga vendet anëtare të  BE në bazë të shpalljes së tvining fishe, cila skadon me 18 shtatorë të vitit 2020, me çka do të zbatohet proces i vlerësimit propozimeve të arritur dhe zgjedhjen e tvining partnerit(ëve) në pajtim me procedurat e Komisionit Evropian.

Periudha e parashikuar e zbatimin të këtij tvining projektit është 24 muaj, ndërsa pritet të fillon prej 1 janar të vitit 2021 dhe do të zgjatë deri 31 dhjetor të vitit 2022.