dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori për mbajtjen e komunikimit drejtpërdrejtë me mediat

22.09.2020
Слика
Отворање на работилницата 1

Revizorët e Entit Shtetëror të Revizionit, te punëtoria e cila u mbajte më 10.09.2020 me temën ,,Organizimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me mediat dhe gazetarët’’, patën mundësi përmes ushtrimeve praktike të njoftohen me mundësitë për mbajtjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me mediat dhe gazetarët hulumtues.

Punëtoria është vazhdimësi i aktiviteteve në kuadër të projekteve që realizohen ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Vestiminister Fondacioni për Demokraci në vendin tonë, e cila ka për qëllim zbatimin e strategjisë së komunikimit të ESHR-së 2020-2023, si dokument strategjik i institucionit tonë suprem të revizionit.   

Përveç trajnuesit nga Instituti për Hulumtim të Zhvillimit Shoqëror, te punëtoria u ftua edhe gazetari hulumtues z. Vllado Apostollov nga Rrjeti i Reporterëve Hulumtues BIRN, me të cilin revizorët e ESHR-së kishin mundësi të simulojnë mbajtjen e ,,takimit me gazetarin hulumtues’’ dhe ti diskutojnë gjetjet dhe rekomandimet e revizorëve prej raporteve konkrete të revizorëve.

Njëkohësisht, revizorët u njoftuan me mënyrën e organizimit të konferencës së hapur dhe të mbyllur  me gazetarët, kufizimeve terminologjike dhe llojeve të konferencës për komunikim me mediat, si dhe për mënyrën e përgatitjes dhe mbajtjes së listës së mediave dhe gazetarëve.    

Në këtë punëtori përveç të punësuarve të Entit Shtetëror të Revizionit, prezantuan edhe përfaqësuesit e Institutit për Autorizim të Revizorëve të Republikës së Maqedonisë dhe Trupave të Revizorëve për Revizion të instrumentit për ndihmë paraaderuese, si pjesë e bashkëpunimit të ndërsjellët dhe aktiviteteve të përbashkëta të parapa me nënshkrimet e Memorandumeve për bashkëpunim të përbashkët ndërmjet këtyre institucioneve.