dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Modelimi strategjikë i marrëdhënieve me publikun sfidë për ESHR-në

22.09.2020
Слика
Дигитална трансформација

Duke njohur nevojën për avancimin e aftësive e komunikimit dyanshëm me publikun dhe digjitalizimin si përfitime pozitive në punën e vazhdueshme dhe aktivitetet e revizorit, Enti Shtetëror i Revizionit më 11.09.2020, organizoj trajnim për të punësuarit e ESHR-së.

,,Modelimi strategjik i marrëdhënieve me publikun dhe digjitalizimi në sektorin publik’’ është titulli i trajnimit e cila u realizua nga ana ligjëruesve znj. Jasna Baçovska – profesorësh e rregullt e Fakultetit të Drejtësisë ,,Justiniani i Parë’’ dhe z. Bojan Kordallov, ekspert për marrëdhënie me publikun dhe mediat e rinj.

Në pjesën e modelimit strategjik të marrëdhënies me publikun, revizorët e ESHR-së kanë mundësi të informohet për sistemin e marrëdhënies me publikun në sektorin publik, si dhe për nevojën e dukshmërisë më të madhe, hapjes dhe transparencës të institucionit si ESHR-ja. Në të njëjtën kohë u prezantuan edhe teknikat për vendosjen e modelit efektiv për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm. 

Digjitalizimi në sektorin publik si synim dhe sfidë drejt së cilës kanë për qëllim të gjitha institucione publike duke e përfshirë edhe ESHR-në, paraqiste temën e mrekullueshme dhe mundësin për revizorët të diskutojnë për paraqitjen e mediave të rinj si mjet modern për komunikimin e ndërsjellët dhe për komunikimin me publikun.   

Enti Shtetëror i Revizionit e ndjek trendin e shfrytëzimit të teknologjisë së re, me çka në penën e vet të përditshme i përdor format e komunikimit të rinj për qasje deri te të dhënat dhe informatave nëpërmjet shfrytëzimit të platformës onlajn dhe mjeteve të komunikimit të cilat i ka në posedim.