dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua memorandum për bashkëpunim ndërmjet ESHR-së dhe IRARM-së

24.08.2020
Слика
Димитров (лево) и Ацевски

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) i përfaqësuar prej kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Instituti i Revizorëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë (IRARM), i përfaqësuar prej kryetarit të institutit mr. Dimitar Dimitrov sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në të cilën vëmendjen kryesor e murr bashkëpunimi i ndërsjellët dhe e ngushtë e cila duhet të intensifikohet në periudhën që vjen.   

Në nënshkrimin solemn të memorandumit për bashkëpunim përveç përfaqësuesve të Enti Shtetëror të Revizionit, prezent ishte edhe z. Stojan Jordanov anëtar i Këshillit Drejtues i Institutit të Revizorëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë.

Ky Memorandum ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit në realizimin e kompetencave ligjore, si dhe shkëmbimin e të dhënave dhe përvojës ndërmjet dy institucioneve. Ndërtimi i marrëdhënieve partnere të Entit Shtetëror të Revizionit dhe Institutit në mënyrë të cilën do të mundësohet informimi i qytetarëve më mirë dhe më cilësor për temat të cilët janë veçanërisht në interes publik. 

Me Memorandumin është shprehur gatishmëria për bashkëpunim në pjesën e: sigurimi i vazhdueshëm i shkëmbimit i të dhënave dhe informacioneve në kuadër të kompetencave të veta ligjor, dhënien e ndihmës profesionale  nga aspekti i metodologjisë dhe i zbatimit të standardeve me të cilat punojnë revizorët (INTOSAI dhe standardet Ndërkombëtare për revizion- SNR), bashkëpunimi në fushën e kontabilitetit dhe revizionit, si dhe shkëmbimi i literaturës profesionale, doracakëve dhe llojit tjetër të materialëve të nevojshëm për procedurën e realizimit të revizionit. 

 

Bashkëpunimi njëkohësisht parasheh organizimin e trajnimeve të përbashkëta për përmirësimin dhe përsosmërinë e kapaciteteve të revizionit te të dy institucionet dhe aktivitetet e lidhur në pjesën e njohjes së specifikave të punëve  të cilët i kryejnë revizorët shtetëror dhe revizorët e autorizuar.