dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori për forcimin e aftësive të komunikimit

24.08.2020
Слика
Ревизорите на практична обука

Në kuadër të projektit ,,Rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Maqedoni nëpërmjet implementimit më të mirë të rekomandimeve nga Enti Shtetëror i Revizionit’’ të përkrahur nga ana e Qeverisë së Britanisë së Madhe, ishte mbajtur punëtori njëditorë me temë ‘’Shkruaja e njoftimi për qëllime të grupeve të ndryshëm-principet themelore, strukturës dhe gjuhës’’, realizimin përmes Fondacioni për Demokracinë Westminister (WFD) dhe Institutit për Hulumtim të Zhvillimit Shoqëror (RESIS).  

Qëllimi i këtij projekti është implementimi i strategjisë së Komunikimit të ESHR-së, nëpërmjet forcimit të rolit të ESHR-së si promotor i principit të transparencës dhe llogaridhënies të shfrytëzimit të mjeteve të tatimpaguesit, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të grupeve që kanë lidhje prej interesi, si dhe nxitjen e institucioneve të veprojnë sipas rekomandimeve të dhëna të përfshira në raportet e revizorëve.   

Punëtorin e hapi kryerevizori shtetëror i cili theksoj:

-  Mbikëqyrja financiare dhe puna e Entit Shtetëror të Revizionit është kryesore për shpenzimet efektive dhe efikase të mjeteve publike dhe përgjegjësia financiare e punës së institucioneve. Pikërisht për këtë arsye prej rëndësisë së madhe është gjetja e mënyrës së duhur për bartjen e informacioneve nga raportet përfundimtare të revizorëve deri te të gjitha grupet e synuara, në mënyrë të së cilës do të krijohet bilanc ndërmjet  thjeshtësimit të përmbajtjes së raportit të revizorëve dhe rruajtjen e integritetit dhe statusit të pavarësisë dhe objektivitetit të Institucionit Suprem të Revizionit.

Revizorët kanë mundësi nëpërmjet qasjeve interaktive dhe trajnimeve, të punojnë në mënyrë aktive në forcimin e aftësive të veta komunikative nëpërmjet të përpunimit të raporteve përfundimtare të revizorëve me qëllim shkruarjen e njoftimeve për mediet dhe shpalljet për faqen e internetit të ESHR-së.

Te punëtoria përveç të punësuarve të Entit Shtetëror të Revizionit, prezent ishte edhe Kryetari i Institutit për Revizor të Autorizuar, mr. Dragan Dimitrov dhe Marjonka Nikollovska, kontrollor i cilësisë në IRARM, që paraqet aktivitetin e parë në drejtim të realizimit të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet këtyre dy institucioneve.