dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR-ja me përkrahje të IRL-së në detektimin e rasteve të korrupsionit

03.06.2020
Слика
Насловна страница ALB

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, dha përkrahje të idesë dhe të aktiviteteve të projektit të ri e cila do të realizohet nga Laboratori i reporterëve hulumtues të Maqedonisë (IRL) me moton ,,Redaksi Mobile’’. Qëllimi i projektit është të detektohen dhe të gjejnë vendndodhjen e rasteve të mundshëm të korrupsionit ne Republikën e Maqedonisë së Veriut.   

Aktiviteti i parë i cili u realizua në hapësirat e kryqit të kuq në Kriva Pallankë, kryerevizori shtetëror dhe ekipi i IRL-së realizuan takim me qytetarët e këtij rajoni. Gjithashtu, ata u njoftuan me mandatin dhe kompetencat e Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe me metodologjinë e veprimit dhe kryerjes së revizionit te të gjitha subjektet lëndë e revizionit. 

Në këtë drejtim, kryerevizori shtetëror u dërgoj porosi qytetarëve të pranishëm se ata si tatim pagues i posedojnë mjetet publike. Për këtë arsye ata duhet të jenë të interesuar se si shpenzohen paratë e tyre, ndërsa institucione si Enti Shtetëror i Revizionit çdo herë do të kenë partnerë i cili do ti inkurajojë të luftojnë.

Përveç Enti shtetëror i Revizionit, partner te projekti i përmendur është edhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.