dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Me një shembull personal RKSH kujton nevojën për solidaritet qytetarë

29.05.2020

Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski, si dhe gjatë muajit Prill, vendosi të dhuroi edhe një pjesë nga paga për muajin Majë në vlerë prej 14.500,00 denarë, si përkrahje për ballafaqim më të lehtë të sektorit shëndetësor me virusin korona.

Për këtë qëllim, kryerevizori shtetëror dhe ISHP Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe gjendja febrile, me 27.05.2020 lidhën marrëveshje për donacion si përkrahje të gjendjes dhe aktiviteteve të pranuesit të donacionit.

Mandej, kryerevizori shtetëror e shfrytëzoi rastin për ta kujtuar opinionin për nevojën e solidariteti qytetarë, si dhe për domosdoshmërinë e ndjekjes vigjilente të shpërndarjes të mjeteve publike, veçanërisht më periudhën e krizës së pandemisë:

"Qytetarët, tatim paguesit dhe të punësuarit në sektorin publik kanë obligime të tregojnë solidaritet për përkrahjen e aktiviteteve të sektorit shëndetësor në luftën me virusin COVID-19.

Pushteti ekzekutiv ka përgjegjësi për sigurimin e transparencës, llogaridhënie dhe përgjegjësisë për mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve, duke përfshirë edhe donacionet e marr pa dallim se ato janë marr në para, gjëra, mallra ose shërbime.

Enti Shtetëror i Revizionit si Institucion Suprem i Revizorëve ka obligim ligjor ta kontrollon dhe vërteton besueshmërinë e informacionit dhe të dhënat për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre mjeteve".