dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

SHGM dhe ESHR nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

12.02.2020

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në të cilën vëmendjen më të madhe patë bashkëpunimi i afërt dhe i ndërsjellët e cila duhet të intensifikohet në periudhën që vijon.

Ky Memorandum ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të partneritetit të Entit Shtetëror të Revizionit dhe mediumet, në mënyrë që do të mundëson informimin më cilësor dhe më të mirë të qytetarëve për temat të cilët janë me interes të veçantë publik.

Në atë drejtim, revizorin kryesor shtetëror Maksim Acevski, shprehi kënaqësinë që në këtë mënyrë të themelimit të bashkëpunimit do të sigurohet rritja e transparencës dhe përgjegjësisë së punës dhe veprimit të ESHR-së dhe  këmbimi i informatave dhe konstatimeve të përmbledhura në raportin përfundimtar të revizorit.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski theksoj se me Memorandumin do të sigurohen kushtet për bashkëpunim të afërt ndërmjet SHGM-së dhe ESHR-së në drejtim të organizimit të aktiviteteve dhe punëtorive të përbashkëta me qëllim avancimin e transparencës dhe përgjegjësisë në punën e institucioneve, si dhe informimi në kohë dhe i saktë i qytetarëve.

Në Memorandum parashihet edhe përgatitja e përbashkët të analizave, hulumtime dhe doracakes dhe qasje të lehtësuar deri te materialet dhe literaturë cilësorë në ESHR dhe SHGM. Përveç kësaj, bashkëpunimi parasheh edhe krijimin e kampanjës për njohjen e kompetencave, rolit dhe rëndësisë të Entit Shtetëror të Revizionit.