dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Orhan Ademi u zgjodh zëvendës i revizorit kryesor shtetëror

06.02.2020

Enti Shtetëror i Revizionit e fitoj zëvendësin e ri të revizorit kryesor shtetëror, i treti në historinë 20 vjeçare. Ai është Orhan Ademi i cili vjen nga radhët e të punësuarve të Entit Shtetëror të Revizionit ku mbas veti ka 15 vjet përvojë pune. Propozimi i Komisionit të Kuvendit për zgjedhje dhe emërime u votua në seancën plenare të 131-tën të mbajtur në datën 04.02.2020.

Vendimin për zgjedhjen e zëvendës revizorin kryesor shtetëror të Entit Shtetëror të Revizionit është regjistruar me numrin 08-1087/1 të vitit 04.02.2020, miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të nenit 4 paragrafit (3) të Ligjit për revizion shtetëror (,,Gazeta Zyrtare e RM-së” numër 66/2010, 145/2010, 12/2014, 43/2014, 154/2015, 192/2015, 27/2016 dhe 83/2018). Vendimi hynë në fuqi nga dita e miratimit të tije dhe do të shpallet në ,, Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut’’.

Menjëherë pas zgjedhjes, Orhan Ademi e tha betimin solemn para deputetëve prezent dhe ju falënderoj për besimin e dhënë, duke theksuar se me përgjegjësi dhe me ndërgjegje do ti kryen obligimet e veta në kuadër të kompetencave të paraparë me Ligj.

I sapo zgjedhuri zëvendës revizori kryesor shëndetësor është revizor i autorizuar shtetëror në Entin Shtetëror të Revizionit, i diplomuar ekonomistë në Universitetin e ,, Shën Cirilit dhe Metodit’’ Shkup dhe magjistër i ekonomisë në temën e ,, Kontabilitetit, financave dhe revizionit’’ në Universitetin e Tetovës.