dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore në takim me ESHR-në

06.02.2020

Në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, revizori kryesor shtetëror Maksim Acevski bashkë me bashkëpunëtorët e vet Cveta Ristovska, ndihmëse e revizorit kryesor shtetëror, Kaliopi Petkoska dhe Biljana Stojanovska, revizore të pavarura, mbajtën takim me përfaqësues të Fondacionit Ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES) të udhëhequr nga drejtoresha e zyrës të IFES në RMV-së, Joana Kozma.

Takimi kishte për qëllim të diskutohen mundësit ligjore për sigurimin e përkrahjes të partive politike të definuar me ligjin për financim të partive politike, si dhe mënyra e realizimit të bashkëpunimit me qendrat analitike dhe hulumtuese të partive politike në pajtim me ligjin për punë të qendrave analitike dhe hulumtuese të partive. Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësin për bashkëpunim të ardhshëm ndërmjet ESHR-së dhe IFES.

Fondacioni Ndërkombëtar për sistemet zgjedhore nëpërmjet zyrës së vet në Shkup nga viti 2016 siguron përkrahje logjistike dhe teknike të organizatave dhe institucioneve për ndërtimin e kapaciteteve të tyre. Nga viti i kaluar fondacioni në kuadër të mandatit të zgjeruar të vet vendosi bashkëpunim edhe me qendrat analitike dhe hulumtuese të regjistrua të partive politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.