dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Trajnimi i të punësuarve të Entit Shtetëror të Revizionit

30.01.2020

Në kuadër të programit vjetor për përsosmëri profesional të vazhdueshëm dhe trajnime për vitin 2020, u organizua trajnim për të punësuarit e Entit Shtetëror të Revizionit e cila u realizua në pajtim me përcaktimet strategjike të ESHR-së për zhvillimin e njohurive të revizionit dhe aftësitë e revizionit për të gjitha llojet e revizionit. Te trajnim ku u mbajte në hotelin ,, Sirius’’ në Strumicë me ftesë nga revizori kryesor shtetëror, mr. Maksim Acevski ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Byroja për Prokurime Publike. Qendra për Komunikacion të Qytetarëve, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe trupit të revizorëve për revizion të instrumentit për ndihmë paraaderuese.

Trajnimi fillojë me prezantimin e konceptit të mashtrimit dhe korrupsionit nga Këshilltarja e revizorit kryesor shtetëror për metodologji dhe praktik, mr.Tanja Tasevska. Pastaj u bën analizat detale të skemave për njohjen e tyre, si dhe metodat për keqpërdorim të raporteve financiare. Në diskutimet interaktive u analizuan dhe përpunuan standardet ndërkombëtare  ISA 240 dhe Udhëzime për angazhimin e revizionit për parandalim të korrupsionit, me të marrën parasysh përgjegjësinë e revizorit të lidhur me mashtrimin e revizionit të raportimit financiar.

Tema në trajnim ishin edhe prokurimet publike ku paraqitje kishte edhe vet Byroja për Prokurime Publike Suat Zejnulloviq (rregullorja e PP), Aleksandra Saraqinçeva (kontroll drejtuese) dhe Dragana Nikollovska (funksionimi i sistemit elektronik për prokurimet publike). Në temën e njëjte paraqitje dhe prezantim kishte edhe Qendra për Komunikim Njerëzor, German Fillkov dhe Sabina Fakiq. Përmes prezantimeve të hollësishme dhe të ilustruara grafikisht, trajnuesit gjetjet i elaboruan në mënyrë kuptueshëm të lehtë nga monitorimi dhe korrupsioni në prokurimet publike.

Në vazhdim të trajnimit paraqitje të vetë kishin edhe mr. Lubica Tosheva, Udhëheqëse e revizionit, e cila ju referua procesit të sigurimit të cilësisë së revizionit. Në këtë pjesë bëhet fjalë për llojet e kontrollit të sigurimit të cilësisë së revizionit, kushtet e përcaktuar nga procedurat e zbatuar, si dhe detektimi i sugjerimeve metodologjike.   

Këshilltari i revizorit kryesor shtetëror për avancimin e revizionit Branisllav Gulev me paraqitjen e tije përfshiu dhe përpunojë tema dhe problematika si vijojnë: Revizioni i regjistrimit të zbatimit të mjeteve, kërkesave dhe obligimeve; Llogaritja e amortizimit dhe revalorizimit te shfrytëzuesit buxhetor, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjet publike; Pagesa e kompensimeve në pajtim me rregullativën ligjore; Korrigjimin e gabimeve të kontabilistëve me rishikim të veçantë të SNK 8 dhe të rejat në Ligjin për tatimin në të ardhurat.             

Dita e fundit nga trajnimi kalojë me paraqitjen e profesorit nga Fakulteti i Ekonomisë pranë Universitetit të ,,Shën Cirilit dhe Metoditë’’ Shkup, Atanasko Atanasovski. Në sesione të ndara profesori kishte diskutime dhe sesione interaktive me të punësuarit e ESHR-së në temat si janë: Kontabiliteti i rezervave-SNK 2, Raporti i parave rrjedhëse- SNK 7 dhe Çmimi i transferit-aspektet tatimore. 

Trajnimi katër ditor ishte me shumë pyetje, diskutime dhe komente nga ana e vizituesve. Të punësuarit e ESHR-së dhe vizituesit tjerë të trajnimit e kishin mundësin e hapur për të parashtruar pyetje dhe për komentet e veta që u shfrytëzua në maksimal në kuadër të shkëmbimit të përvojës së arritur, gjegjësisht përforcimin dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të revizionit.