dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Qendra për Komunikim Qytetar

10.01.2020

Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski mbajti takim pune me kryetarin e Qendra për Komunikim Qytetar, German Filkov dhe drejtoresha e programeve, Sabina Fakiq. 

Në takim te e cila merrnin pjesë edhe përfaqësues tjerë të Entit Shtetëror të Revizionit, u diskutua për vazhdimin dhe stërthemelimin e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Qendra për Komunikim Qytetar (QKQ) si organizatë joqeveritare  e cila angazhohet për demokratizimin e shoqërisë, për informim më të mirë të qytetarëve dhe për transparencë dhe udhëheqje të përgjegjshëm.

Qendra për Komunikim Qytetar është anëtare në rrjetin joformal të gazetarëve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare për luftë kundër korrupsionit, në të cilën të gjithë anëtarët janë nënshkrues të Deklaratës për bashkëpunim reciprok në luftë kundër korrupsionit.  

Revizori kryesor shtetëror në takim u referua te pjesa e qëllimit të planifikuar dhe aktivitete, si dhe të sfidës në vitin vijues 2020. Mandej, u lajmëruan aktivitete ndër tjerat edhe trajnimi për të punësuarit e Entit Shtetëror të Revizionit e cila është planifikuar në fund të Janarit dhe te cila nëpërmjet prezantimeve do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qendrës për Komunikim Qytetar.   

Përfaqësuesit e Qendrës për Komunikim Qytetar shprehën kënaqësinë nga inicimi për vendosjen e bashkëpunimit. Nëpërmjet ideve konkrete dhe propozime shprehën dëshirë dhe gatishmëri të bashkëpunojnë me Entin Shtetëror të Revizionit në krijimin dhe ndërtimin e sistemit efektiv për monitorimin e shfrytëzimit të mjeteve publike.