dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U dakordua bashkëpunimi ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë

08.01.2020

Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski mbajti takim pune me kryetarin e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski dhe drejtorin mbikëqyrës të Shoqatës, Dragan Sekullovski.

Takimi u realizua me iniciativën e revizorit kryesor shtetëror dhe Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR-së) në drejtim të përforcimit dhe stërthellimit të bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe SHGM-së, me qëllim të transparencës më të madhe dhe çiltërsisë të Entit Shtetëror të Revizionit si institucion e cila është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, te e cila prezentuan edhe përfaqësues të ESHR-së përgjegjës për problematikat e dhënë, u diskutua për idetë dhe mundësitë e hapur për bashkëpunim në drejtim të edukimit të gazetarëve për ti lexu dhe kuptu më mirë raportet e revizorëve. Mandej u theksue se tekstet e gazetarëve mundë të jenë burim i cilësuar për informimin e opinionit rreth mënyrës së shpenzimeve të mjeteve publike nga pala e institucionëve të cilët janë lëndë për kryerje të revizionit.

Në takim u diskutua edhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimit, në të cilën do të inkuadrohet edhe Akademia për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve publik, nëpërmjet nënshkrimit të Deklaratës për bashkëpunim të të tre palëve.