dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kongresi i XXIII të INTOSAI-t në Mosk-Federata Ruse

25.09.2019

Në datat 25-27 shtator po zhvillohet Kongresi i XXIII të INTOSAI-t në Mosk-Federata Ruse, ku në këtë takim marin pjesë drejtues dhe përfaqësues të 190 vendëve nga e gjithë bota si vende antare të INTOSAI-t. Enti shtetëror i Revizionit në këtë takim po përfaqësohet nga një delegacion i kryesuar nga Zv. Revizor kryesor shtetëror z. Naser Ademi.

Takimin e përshëndeti Presidenti i Federatës Ruse z. Vlladimir Putin. Në këtë mbledhje do të diskutohen dy tema të rëndësishme: 1. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe 2. Roli i institucioneve supreme të revizionit në arritjen e qëllimeve nacionale.

Delegacioni i ESHR-së gjatë kongresit do të realizoj takime bilateral me Institucionet supreme të revizionit të SHBA-ve dhe Izraelit, gjegjësishtë me z.Eugene Louis Dodaro Kontrolluesi i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara dhe kreu i Zyrës së Përgjegjësisë së Qeverisë së Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Enti Shtetëror i Revizionit për momentin është duke marr pjesë në një revizion paralel e udhëhequr nga Institucioni suprem i auditimit të Izraelit dhe Finlandës.