dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përfundoi tvining projekti i ESHR-së

11.09.2019

Me aktin solemne në të cilën ishin të pranishëm krerët e institucioneve të larta të revizionit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë, partnerët e ESHR-së në tvining projektin, zëvendësi i revizorit kryesor shtetëror Naser Ademi i falënderoi të gjithë që morën pjesë në projekt, si dhe të gjithë të punësuarit në ESHR duke e theksuar pjesëmarrjen e tyre aktive në 21 muajt e kaluar aq sa zgjati tvining projekti.
Më 14 dhjetor 2017 Enti Shtetëror i Revizionit zyrtarisht filloi me realizimin e tvining projektit “Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve dhe efikasiteti i Entit Shtetëror të Revizionit për kryerjen e revizionit të jashtëm”, që u financua nga fondet e Bashkimit Evropian IPA 2013. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me tvining partnerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe ato: Enti Nacional i Revizionit të Republikës së Bullgarisë dhe Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Kroacisë.
Në projektin i cili zyrtarisht përfundoi më 14 shtator 2019, u përfshin ekspertët nga gjithsej tetë vendet evropiane dhe institucionet, dhe ato: Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Gjermania, Estonia, Lituania, Portugalia dhe Gjykata Evropiane e Revizionit.

 

2

 

Tvining Projekti u realizua në 4 komponenta edhe atë:

  • Komponenti 1: Përmirësimi i proceseve të revizorit në pajtim me standardet ndërkombëtare të institucioneve të larta të revizorëve;
  • Komponenti 2: Përforcimi i kapaciteteve të revizionit të ESHR-së;
  • Коmponenti 3: Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit për shqyrtimin e raporteve të revizionit;
  • Komponenti 4: Përmirësimi në menaxhimin me TI-në, komunikimet dhe resurset njerëzore për nevojat e proceseve të revizionit.

 

Image removed.

 

Në realizimin e tvining aktiviteteve nëpërmjet komponenteve në mënyrë aktive u përfshinë 36 të punësuar, që paraqet 40% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në ESHR, ndërsa me trajnimet dhe aktivitetet e tjera të projektit u përfshinë të gjithë të punësuarit në institucion, me çka u mundësua që të gjithë të punësuarit të nxënë njohuri për praktikat evropiane në zbatimin e revizioneve.
Me rëndësi të veçantë është Komponenti 3 i Tvining Projektit i cili fokusohet në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i aktiviteteve të Komponentës 3 është që të sigurojë shqyrtim të rregullt të raporteve të revizorit në Dhomën Ligjvënëse, ndërsa me të edhe përforcimin e rolit të revizionit shtetëror, si dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve korrigjuese për zbatimin e rekomandimeve të revizorit.

 

Image removed.

 

Në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me deputetët tanë dhe me shërbimet e Kuvendit, me ndihmën e tvining partnerëve tanë, zbatuam një varg aktivitetesh qëllimi kryesor i të cilave ishte ngritja e ndërgjegjës së deputetëve për rëndësinë e punës së Entit Shtetëror të Revizionit dhe për caktimin e debatit të rregullt dhe cilësor në Kuvend për shkak të ndikimit më të madh të raporteve të revizorëve. Si rezultat i këtyre aktiviteteve të Tvining Projektit, kemi rekomandime të qarta në lidhje me ato çka është e nevojshme për zhvillimin e diskutimit cilësor në Kuvend për raportet e revizionit dhe si duhet të jetë efekti i pritur nga shqyrtimi i raporteve të revizorit në Kuvend. Në Kuvend është dorëzuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të revizion shtetëror, me të cilin do të rregullohen që raportet e revizorëve të Entit Shtetëror të Revizionit të shqyrtohen në Kuvend.

 

5

 

Në ceremoninë e mbylljes, zëvendësi i revizorit kryesor shtetëror Naser Ademi i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në projekt, si dhe të gjithë të punësuarit në ESHR duke e theksuar pjesëmarrjen e tyre aktive në 21 muajt e kaluar aq sa edhe zgjati tvining projekti.
Përveç fjalimit përshëndetës të z. Frek Janmat, përfaqësues i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, fjalime në këtë ngjarje kishin edhe Cvetan Cvetkov, kryetar i Entit Nacional të Revizionit të Republikës së Bullgarisë dhe Ivan Kleshiq, revizor kryesor shtetëror i Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë. Fjalim kishte edhe Shkëqesia e Tij, Angell Angellov, ambasador i Republikës së Bullgarisë dhe Ana Vuçiq, përfaqësuese e ambasadës së Republikës së Kroacisë.

 

6

 

Rezultatet e arritura, pasqyra e aktiviteteve të projektit, mësimet e mësuara dhe sfidat e ardhshme i prezantuan tre liderët e projektit: Tanja Janevska (ESHR), Vjara Angellova (ILR Republika e Bullgarisë) dhe Bozho Vuletiq Antiq (ESHR e Republikës së Kroacisë). Moderator i ngjarjes që u mbajt më 10.09.2019 në hotelin "Holidej In" në Shkup, ishte Aleksandar Popovski, Sekretar i Përgjithshëm i ESHR-së.