Në shenjë mirnjohjeje të sinqertë ndaj Gjykatës së Llogarive të Turqisë dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) për mbështetjen e tyre të çmuar në realizimin e Programit të trajnimit për revizion financiar, i cili u mbajt në Ankara nga 22 deri më 26 qershor 2026, Enti Shtetëror i Revizionit i Republikës së Maqedonisë së Veriut përgatiti një video të shkurtër si shprehje respekti dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e suksesshëm.
Në kuadër të programit, 15 të punësuar të Entit Shtetëror të Revizionit patën mundësinë të shkëmbejnë njohuri, përvoja dhe praktika të mira në fushën e revizionit shtetëror, me theks të veçantë në metodologjitë bashkëkohore të revizionit, Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, analizën e të dhënave dhe zbatimin e inteligjencës artificiale në proceset e revizionit. Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, të cilat ua ndau Kryetari i Gjykatës së Llogarive të Turqisë, z. Metin Jener.
Përmes kësaj videoje prezantojmë një pjesë të bukurive natyrore, trashëgimisë kulturore dhe historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si simbol të mirënjohjes sonë, por edhe të miqësisë shumëvjeçare dhe bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Kryetarit të Gjykatës së Llogarive të Turqisë, z. Metin Jener, Gjykatës së Llogarive të Turqisë dhe TİKA-s për mbështetjen, mikpritjen dhe përkushtimin e tyre. Jemi të bindur se ky partneritet i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të avancimit të mëtejshëm të profesionit të revizionit dhe të bashkëpunimit institucional.