dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mangësitë në rregullativ, burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe aktivitetet e pamjaftueshme të ndërmarra (përpjekja fiskale) e kufizojnë kapacitetin fiskal të njësive të vetëqeverisjes lokale

22.07.2026

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-
Njoftim për mediat -

Shkup, 23.07.2026

 

Mangësitë në rregullativ, burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe aktivitetet e pamjaftueshme të ndërmarra (përpjekja fiskale) e kufizojnë kapacitetin fiskal të njësive të vetëqeverisjes lokale

Në periudhën 2020–2024, komunat kanë akumuluar pothuajse 3 miliardë denarë kërkesa të paarkëtuara në bazë të tatimeve, taksave dhe kompensimeve, si rezultat i dobësive në kornizën ligjor, metodologjive të vjetruara, regjistrave jo të plotë dhe kapaciteteve të pamjaftueshme administrative, të cilat nuk sigurojnë menaxhim fiskal efikas në nivel lokal.

 

Në përputhje me Programin Vjetor për punë për vitin 2025, Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë „Efikasiteti i masave dhe politikave për administrimin e tatimeve, taksave dhe kompensimeve lokale“, me qëllim që t’i japim përgjigje pyetjes: A janë masat dhe politikat për administrimin e tatimeve, taksave dhe kompensimeve lokale efikase në sigurimin e arkëtimit me kohë dhe të plotë të të hyrave dhe në menaxhimin fiskal të përgjegjshëm?

Me revizionin u përfshinë aktivitetet për periudhën 2020–2024, ndërsa çështje dhe ngjarje të caktuara janë përfshirë edhe para dhe pas kësaj periudhe.

Nga përfshirja dhe provat që siguruam përmes rrugës së zbatimit të metodologjisë dhe teknikave të revizionit, fituam bindje të arsyeshme se masat dhe politikat e NJVL-së dhe organeve kompetente nuk sigurojnë administrim efikas të tatimeve, taksave dhe kompensimeve lokale.

Mjedisi në të cilin njësitë e vetëqeverisjes lokale i ushtrojnë kompetencat e tyre për administrimin e tatimeve, taksave dhe kompensimeve nuk mundëson përcaktimin dhe arkëtimin efikas të të hyrave vetanake.

Korniza ligjore ekzistuese nuk parashikon përditësimin e regjistrit të pasurisë së paluajtshme me detyrë zyrtare, afatet për pagesën e vendimeve tatimore nuk janë të përcaktuara saktësisht, mënyra e dorëzimit të tyre nuk është e rregulluar, ndërsa ekzistojnë edhe kufizime në zbatimin e revizionit të vlerës së tregut.

Metodologjia për përllogaritjen e vlerës së objekteve është e vjetruar dhe nuk përfshin llojet e reja të objekteve dhe materialeve. Zbatohen çmime që prej vitesh nuk janë përditësuar dhe nuk e pasqyrojnë vlerën reale të tregut, gjë që rezulton me nënvlerësim të bazës tatimore dhe ulje të të hyrave për komunat. Duke pasur parasysh se vetëm 15 komuna kanë kryer rivlerësimin e vlerës së tregut, kjo tregon për zbatim të pabarabartë të dispozitave në sistemin e tatimit mbi pronën.

Në kushtet kur tarifat e taksave komunale nuk janë përditësuar, ndërsa përcaktimi dhe arkëtimi i tyre shpesh kryhet pa vendime të lëshuara dhe pa regjistër të vendosur të tatim paguesve, nuk sigurohet bazë e mirë për arkëtimin e plotë dhe efikas të këtyre të hyrave.

Për më tepër, mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve kompetente të përfshira në proces e zvogëlon krijimin e një mjedisi institucional të favorshëm, në të cilin komunat duhet t’i ushtrojnë kompetencat e tyre dhe të sigurojnë të hyra vetanake të qëndrueshme.  

Burimet me të cilat disponojnë komunat në procesin e administrimit të tatimeve, taksave dhe kompensimeve, përkatësisht zgjidhjet e ndryshme softuerike, mosplotësimi i vendeve të punës në njësitë tatimore dhe numri i vogël i vlerësuesve të punësuar në komuna, nuk sigurojnë administrim të drejtë, të plotë dhe me kohë të tatimeve, taksave dhe kompensimeve. Gjithashtu, regjistrat jo të plotë të pasurive të paluajtshme, mungesa e regjistrave të vendosur për pasurinë e luajtshme dhe taksat komunale, mbajtja e regjistrave në formë letre për kompensimet, si dhe moslidhja e sistemeve ndërmjet tyre, e vështirësojnë administrimin dhe arkëtimin dhe e pamundësojnë monitorimin real të tatim paguesve dhe detyrimeve të tyre.

Kërkesa të paarkëtuara në bazë të tatimeve, taksave dhe kompensimeve për periudhën 2020–2024

                                                                                                                                                                       

Komunat nuk i shfrytëzojnë plotësisht kapacitetet fiskale në dispozicion për mbledhjen e tatimeve, taksave dhe kompensimeve (arkëtimin me kohë, kamatën për pagesë të vonuar dhe zbatimin e arkëtimit të detyrueshëm), për shkak të së cilës kanë gjeneruar 2.934.384 mijë denarë (47.761.274 euro) kërkesa të paarkëtuara mbi bazën e tatimeve, taksave dhe kompensimeve në periudhën 2020–2024, ndërsa kanë kryer shlyerje të kërkesave në vlerë prej 233.895 mijë denarësh (3.803.170 euro).

Nga gjithsej kërkesat e paarkëtuara mbi bazën e tatimit mbi pronën, 67% ose 1.163.814 mijë denarë janë më të vjetra se 5 vjet, gjë që tregon për përpjekje të dobëta fiskale të komunave.

Softuerët LTAS, AZARO dhe ISF nuk mundësojnë ndjekje reale të arkëtimit, pasi nuk mund të identifikohet se sa nga shuma e arkëtuar i përket detyrimeve të viteve të mëparshme,  përveç zgjidhjes së softuerit „Komuna“, e cila mundëson ndjekjen e arkëtimit të rregullt të aktvendimeve të lëshuara për vitin rrjedhës.

Vetëm tri taksa komunale (firma, përkatësisht emërtimi i hapësirës afariste, shfrytëzimi i hapësirës para objektit afarist dhe shfrytëzimi i shesheve dhe hapësirave të tjera në qytete dhe vendbanime të tjera) administrohen dhe arkëtohen në më shumë se 50% të komunave, ndërsa 5 taksat e tjera komunale administrohen dhe arkëtohen në më pak se 25% të komunave.

Arkëtimi i taksave komunale nga ana e komunave

62%

Е komunave arkëtojnë taksën komunale për firmë, përkatësisht emërtimin e hapësirës afariste

70%

Е komunave arkëtojnë shfrytëzimin e hapësirës para objektit afarist

25%

Е komunave arkëtojnë për vendosjen e reklamave, shpalljeve dhe njoftimeve në vende publike

25%

Е komunave arkëtojnë taksë komunale për shfrytëzimin e hapësirës për parkim

12%

Е komunave arkëtojnë taksë komunale për përdorimin e muzikës në lokalet publike

23%

Е komunave arkëtojnë taksë komunale për vendosjen e vitrinave për ekspozimin e mallrave

51%

Е komunave arkëtojnë taksë komunale për shfrytëzimin e shesheve dhe hapësirave të tjera në qytete dhe vendbanime të tjera

4%

Е komunave arkëtojnë taksë komunale për shfrytëzimin e sipërfaqeve në kampe dhe ngritjen e tendave

 

Mungesa e kritereve të përcaktuara qartë për miratimin dhe pagesën me këste të kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore, praktika e ndryshme në sigurimin e kërkesave (garanci bankare dhe deklaratë noteriale), si dhe monitorimi jo i plotë i arkëtimit, kanë rezultuar, në 14 komuna të akumulohen kërkesa të paarkëtuara në vlerë prej 826.399 mijë denarë, për periudhën 2020–2024.

Me analizën e kryer të të dhënave për të ardhurat e realizuara mbi bazën e tatimeve, taksave dhe kompensimeve, konstatuam se në përgjithësi komunat rurale, me përjashtim të komunave: Petrovec, Ilinden dhe Çuçer-Sandevo, kanë kapacitet fiskal më të dobët në krahasim me komunat urbane.

Për më tepër, mbikëqyrja e vendosur në mënyrë jopërkatëse në nivel qendror dhe lokal, me vetëm një inspektor nga ana e Drejtorisë së të Hyrave Publike dhe vetëm 16 inspektorë tatimorë në të gjitha komunat, të cilët kryejnë kontroll nëse tatim paguesit e kanë paraqitur detyrimin e tyre për tatim ose taksë komunale, ndërsa nuk kanë kompetencë të shqiptojnë gjoba, nuk është efikase.

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve nga institucionet kompetente, për krijimin e kushteve që do të kontribuojnë në përmirësimin e procesit të përgjithshëm të administrimit të tatimeve, taksave dhe kompensimeve lokale.

 

Kontakti për media:

Albiona Mustafa Muhaxhiri  +389 72228 203 [email protected] 
Martin Duvnjak   +389 75 268 517 [email protected]