dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR mori pjesë në konferencë ndërkombëtare për të ardhmen e Shkupit dhe zhvillimin urban të qëndrueshëm në kontekstin e ,,Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”

23.04.2026

Enti Shtetëror i Revizionit mori pjesë në konferencën ,,Formësimi i së ardhmes së Shkupit: kultura, politikat urbane dhe qytetet evropiane të qëndrueshme”, e cila mblodhi mbi 400 pjesëmarrës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, institucioneve evropiane, sektorit civil, komunitetit akademik dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ngjarja, e organizuar nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP dhe me mbështetjen e Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, paraqet hap të rëndësishëm në përgatitjet e Shkup për Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028.

Në kuadër të konferencës, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mori pjesë në sesionin panel ,,Nga strategjia në veprim”, së bashku me ekspertë nga Malta, Estonia dhe Polonia, ku u diskutua transformimi i përcaktimeve strategjike në rezultate konkrete. Ai theksoi se planifikimi cilësor dhe programet e qarta janë bazë për politika publike efektive, me theks të veçantë në rolin e ndërmarrjeve publike në ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel lokal.

,,Pa strategji të qartë, llogaridhënie dhe menaxhim profesional nuk ka rezultate të qëndrueshme. Njësitë e vetëqeverisjes lokale përballen me kapacitet fiskal të kufizuar dhe varësi nga financimi qendror, që e vështirëson planifikimin strategjik dhe ofrimin e shërbimeve publike. Këto sfida janë veçanërisht të theksuara në fushën e gjelbërimit urban, ku mungojnë mekanizma të zhvilluar dhe nuk arrihen standardet e përcaktuara ligjore. Nevojitet një qasje më efikase dhe më e përgjegjshme në menaxhim me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm urban,‘’ theksoi Kryerevizori shtetëror.

Enti Shtetëror i Revizionit mbetet i përkushtuar në avancimin e qeverisjes së mirë, forcimin e llogaridhënies dhe transparencës, si dhe në përdorimin e përgjegjshëm të burimeve publike në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike.