dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Angazhimi i personave përmes agjencive private dhe kontratave ndikon në vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve të SHPPP-së

04.02.2026

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediumet-   

Shkup, 05.02.2026

Angazhimi i personave përmes agjencive private dhe kontratave ndikon në vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve të SHPPP-së

 

Numri i madh i personave të angazhuar përmes agjencive private të punësimit, për periudhë të caktuar dhe me kontratë për vepër për kryerjen e veprimtarisë së SHPPP-së, ndikon në sigurimin e vazhdueshëm të shërbimeve për institucionet e tjera, si dhe në cilësinë e informacionit të paraqitur në raportet financiare për organet shtetërore që i përdorin këto shërbime

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e pasqyrave financiare të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHPPP), së bashku me revizionin e pajtueshmërisë për vitin 2024, dhe publikoi katër raporte:

 

Vërtetësia dhe objektiviteti i pasqyrave financiare

Pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret

                                           

637         631               787               789

                                                

637             631               787               789

opinion

pozitiv

opinion me rezervë

opinion i pavolitshëm

i përmbajtur në dhënjen e mendimit

       

Me revizionin e kryer konstatuam gjendje që tregojnë dobësi në vlerësimin e mjeteve me të cilat disponon SHPPP:

Tokë – 19.970.454 mijë denarë:

  • Evidenca e tokës mbahet në libra për pasuritë e paluajtshme dhe në evidencën materiale sipas lokacioneve, pa u harmonizuar me të dhënat për sipërfaqen sipas të dhënave nga fletëpronësia ose PK që ndikon në vlerësimin e vlerës së saj;
  • ende evidentohet toka në rrugën Jordan Mijallkov (barakat e vjetra të SHPPP-së) në vlerë prej 439.734 mijë denarësh, e cila prej kohësh është shitur dhe janë ndërtuar objekte të një subjekti juridik privat;
  • Për tokën në Strumicë, Kërçovë, Kumanovë, Veles, Shtip dhe Dojran, SHPP nuk ka të dhëna dhe informacione nëse dhe për çfarë përdoret apo për ndryshime të mundshme në pronësi, edhe pse e njëjta ka vlerë të vlerësuar prej 130.201 mijë denarës;
  • toka përreth objekteve nuk e ndjek ndryshimin e përdoruesve në përputhje me vendimin e Qeverisë, për shkak të së cilës ekziston rrezik i përdorimit joekonomik ose i disponimit të tokës nga palë të treta.

Pajisje – 134.704 mijë denarë – vlerë aktuale:

  • konstatuam se 92% e vlerës së pajisjeve është çregjistruar çka tregon se SHPPP disponon me pajisje të vjetra;
  • janë evidentuar 865 pompa për ujë dhe 18 gjeneratorë, nga të cilët një pjesë e vogël ndodhen në SHPPP. Pajisja është blerë në vitin 2016 për përballimin me përmbytjet në fshatin Stajkovc, për çka janë shpenzuar 19.592 mijë denarë, pjesa më e madhe është dhënë Ministrisë së Mbrojtjes – ARM-së, ndërsa një pjesë komunave të Shuto Orizarë, Aerodrom, Ilinden dhe Haraçinë, pa u mbështetur me dokumentacion përkatës;

Stoket – 48.247 mijë denarë:

  • vlera e stokeve të pjesëve rezervë në magazinë është 11.587 mijë denarë, nga të cilat 95% janë stoke të vjetruara dhe të papërdorshme, për të cilat, pas regjistrimit të zbatuar për vitin 2023 dhe 2024 edhe pse është dhënë propozim për çregjistrimin e tyre, të njëjtit deri në momentin e revizionit ende nuk janë çregjistruar;  
  • me regjistrimin për vitin 2024, është konstatuar mungesë e inventarit të vogël në përdorim prej 4.208 mijë denarë, për të cilën nuk janë marrë masa për përcaktimin e përgjegjësisë te personat e punësuar, nga arsyeja që nuk mund të konstatohet nëse mungesa vjen nga menaxhimi joadekuat nga personat përgjegjës ose për shkak të pasaktësive të konstatuara në aplikacionin softuerik për evidentimin e ndryshimeve në stoke.  

Konstatuam se disa aktivitete të SHPPP-së nuk janë në harmonizim me rregullativën ligjore dhe aktet nënligjore:

  • për 21 persona të angazhuar përkohësisht gjatë vitit 2024, janë paguar 3.274 mijë denarë në përputhje me kontratat me agjenci private për punësim. Një pjesë e personave janë angazhuar për kryerjen e detyrave të rregullta të punës për pozita nga kategoria B, pra si drejtues dhe ndihmës-drejtues të sektorëve dhe departamenteve, të cilët, në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Nëpunësit Administrativë, duhet të posedojnë nivele të lartë njohurish, kompetencash, përvoje dhe certifikata.
  • ekziston mospërputhje në seksionin e ,,kushteve të tjera të veçanta" për vendin e punës ,,avio-dispeçer’’ në Departamentin për transport me aeroplanë, të parashikuara nga rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës në Shërbim (duhet të ketë ose jo licencë për avio-dispeçer), në lidhje me kërkesat për posedimin e licencës me Rregulloren për Dispeçerët e Fluturimit. Theksuam se me të njëjtin sistematizim, për vendin e punës ,, ndihmës avio-dispeçer’’ i cili është një pozicion pune më i ulët se ai i mëparshmi, është përcaktuar posedim i detyrueshëm i licencës së avio-dispeçerit;

Çfarë gjendje konstatuam gjatë zbatimit të prokurimeve publike:

  • Për sigurimin fizik të objekteve të administratës shtetërore, për të cilin është lidhur kontratë në shtator 2021, kemi konstatuar elemente që favorizojnë në pjesën e provës së aftësisë teknike dhe profesionale, gjegjësisht ofertuesi duhet të ketë të paktën 3 kontrata të të njëjtit lloj si prokurimi i lëndës, të lidhura dhe të zbatuara në 3 vitet e fundit, nga të cilat të paktën një kontratë duhet të ketë një vlerë prej të paktën 50.000 mijë denarë;
  • Për servisimin e mjeteve motorike me të cilat disponon Shërbimi është lidhur Marrëveshje Kornizë me tre operatorë ekonomikë, me vlerë totale prej 10,620 mijë denarë duke përfshirë TVSH-në. Te dy operatorë ekonomikë, 50% e shërbimeve dhe pjesëve rezervë të blera në vitin 2024 nuk janë parashikuar në specifikimin teknik dhe listën e çmimeve që tregon për planifikim joadekuat të pjesëve të nevojshme.

Gjendjet që rrjedhin nga shërbimet e kryera në objektet gastronomike - restorante dhe bife, me të cilat menaxhon Shërbimi

  • nuk përgatitet Libri i raporteve financiare ditore me të dhëna të regjistruara për qarkullimin e përgjithshëm dhe TVSH-në e parashikuar me Ligji për regjistrimin e pagesave në para në dorë;
  • pagimi i mjeteve financiare të realizuara nga shërbimet e ngarkuara me para në dorë bëhet me vonesë prej disa muajsh, dhe po ashtu, ka edhe pagesa ditore të tregut që burojnë nga viti 2023;
  • është vënë re një sasi e ulët e tregut ditor të paguar për shkak të një ndërprerjeje në mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale, dhe për muajin qershor 2024, nuk u lëshuan fatura fiskale, as blloqe paragon për qarkullimin e realizuar në para në dorë;
  • pas regjistrimit të realizuar për vitin 2024, u konstatuan dallime mes gjendjes kontabël dhe asaj aktuale të stoqeve ushqimore në depon kryesore, në vlerë prej 4.187 mijë denarë, pa masa të propozuara për zgjidhjen e situates.

Për tejkalimin e gjendjes së konstatuar, kemi dhënë rekomandime për masa dhe aktivitete që duhen ndërmarrë nga personat dhe organet kompetente në funksion të përmirësimit të gjendjeve.  

Në pjesën e Theksimit të Çështjeve, kemi zbuluar gjendje të caktuara të cilat rrjedhin në punën e SHPPP-së:

Në lidhje me praktikën e vendosur të SHPPP-së të sigurojë automjete zyrtare të klasës së lartë për disa institucione nëpërmjet lizingut, ne theksuam se:

  • mungojnë procedurat ose udhëzimet me të cilat do të rregullohet planifikimi i nevojës për blerjen e automjeteve;
  • nuk janë siguruar informacione nga institucionet nëse, ndërkohë, ka ndryshuar nevoja për sigurimin e mëtejshëm të automjeteve përmes lizingut, gjegjësisht a ekziston nevojë reale për blerjen;
  • nuk ka praktikë për të kryer analizë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse të justifikimit ekonomik të leasingut, domethënë, të merren parasysh të gjitha kostot në lidhje me të gjithë përfitues që rrjedhin prej të njëjtit ose analiza Cost-benefit;
  • ekziston nevoja për rregullimin e procedurës për përgatitjen e specifikimit teknik, me qëllim sigurimin e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë, për shkak se në tri procedurat e fundit të prokurimit publik ka marrë pjesë vetëm një ofertues.

Me kontratat e leasingut sigurohen 45 automjete, për të cilat çdo vit derdhet një shumë e lartë mjetesh nga Buxheti i shtetit.

I sugjeruam Qeverisë për nevojën e një dinamike më të shpejtë të aktiviteteve për vendosjen e regjistrit të pasurisë së paluajtshme të shtetit nga arsyeja se për shkak të ndryshimeve të shpeshta të përdoruesve, objekteve, sipërfaqes së hapësirave afariste dhe përdorimit të tyre të përkohshëm me vendimet që i merr Qeveria:

  • ekziston pasiguria gjatë përdorimit dhe disponimin me token përreth dhe poshtë ndërtesave;
  • mbetet e parregulluar çështja për mirëmbajtjen të rregullt dhe investuese të objekteve kur janë të vendosur më shumë institucione;
  • rrezik i evidencës jo të plotë të pasurisë në SHPPP me të cilën menaxhojnë për shkak të evidence të vendosur në mënyrë të papërshtatshme, por edhe për shkak të gjendjes së burimeve njerëzore në SHPPP.

 

Ne zbuluam për gjendjen me burimet njerëzore në SHPPP:

 

Një pjesë e konsiderueshme e detyrave të drejtuesit të departamentit ose sektorit kryhen nga persona në bazë të autorizimeve të marra për kryerjen e punëve dhe detyrave përveç atyre që janë të shpërndara në vende të tjera pune.  

Përveç trajnimeve të parapara gjenerike në planin vjetor të trajnimeve, nuk janë zbatuar trajnime të tjera.

Numri i konsiderueshëm i të punësuarve me kohë të caktuar dhe i personave të angazhuar përkohësisht, migracioni i shpeshtë, si dhe investimi i pamjaftueshëm në përmirësimin e kompetencave profesionale të punonjësve, krijojnë rrezik për sigurimin e vazhdimësisë dhe cilësisë në përgatitjen e raporteve financiare për institucionet shtetërore që janë përdorues të këtyre shërbimeve.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]