Enti Shtetëror i Revizionit miratoi Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2026, në bazë të nenit 9 pika 2 të Ligjit për Revizionin Shtetëror (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 66/10, 145/10, 12/14, 43/14, 154/15, 192/15, 27/16 dhe 83/18 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 122/21 dhe 3/25), neni 3 dhe neni 4 i Rregullores për mënyrën e kryerjes së revizionit shtetëror ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 264/20), si dhe Udhëzimi për planifikimin strategjik dhe vjetor të revizioneve.
Në përputhje me kriteret e përcaktuara në Udhëzimin për planifikimin strategjik dhe vjetor të revizioneve, Enti Shtetëror i Revizionit për vitin 2026 planifikon të kryejë të paktën 237 revizione, përkatësisht: 217 revizione të rregullshmërisë, 13 revizione të suksesit, 3 revizione të pajtueshmërisë dhe 4 revizione për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportet përfundimtare të revizionit nga periudha e mëparshme.
Nga revizionet e planifikuara në pajtim me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2026, më së paku:
✔️ 4 (2%) revizione janë të detyrueshme dhe kryhen një herë në vit në përputhje me nenin 23, pika 1 të Ligjit për Revizionin Shtetëror;
✔️ 171 (72%) revizione janë të detyrueshme të cilat kryhen në përputhje me Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe Kodit Zgjedhor;
✔️ 27 revizione (11%) janë të planifikuara në bazë të kërkesave të pranuara nga palët e interesuara, në përputhje me aktet metodologjike të ESHR-së; dhe
✔️ 35 revizione (15%) janë të planifikuara në përputhje me dokumentet strategjike, kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në përputhje me standardet profesionale të INTOSAI, si dhe kriteret e lidhura me Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombet e Bashkuara, Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2024–2044, rekomandimet e OECD-SIGMA-s dhe burimet e disponueshme njerëzore dhe financiare për revision.
Enti Shtetëror i Revizionit, si institucioni suprem i revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siguron zbatimin e plotë të principeve të INTOSAI-P-12 – "Vlera dhe përfitimet e ISR-së – krijimi i ndryshimit në jetën e qytetarëve
🔹 forcimi i llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të organeve shtetërore dhe subjekteve të sektorit publik;
🔹 demonstrimi i rëndësisë së vazhdueshme për qytetarët, kuvendin dhe palët e tjera të interesuara;
🔹 paraqet organizatë për shembull.