ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -
Shkup 25.12.2025
FIZHT nuk ka vendosur bazë të centralizuar me të dhëna (software) për mbështetjen financiare të dhënë, përmes së cilës do të monitorohet zbatimi i instrumenteve individuale të mbështetjes financiare
Me revizionin e kryer për vitin 2024 është konstatuar se FIZHT nuk ka vendosur mekanizëm për ndjekjen sistematike dhe gjithëpërfshirëse të rezultateve të arritura nga projektet e mbështetura pas përfundimit të tyre, as nuk kryhet analizë e thelluar të biznesit dhe financave të tyre. Në fund të periudhës së raportimit, shprehen detyrime të papaguara në shumë prej 13.863.000 euro
Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është themeluar në dhjetor të vitit 2013, me qëllim nxitjen e inovacioneve, përmes sigurimit të burimeve shtesë për financimin e inovacione, për shkak të nevojës për të ndërtuar ekonomi konkurruese të bazuar në dijeni.
Me zbatimin e revizionit të punës financiare dhe pajtueshmërisë së Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik për vitin 2024, Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi dhe inkosekuencë që tregojnë nevojën për përmirësimin e menaxhimit financiar, forcimin e kontrolleve dhe respektimin e plotë të rregullativës ligjore.
Janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mosharmonizim në funksionimin dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion i pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura për llogaritë e buxhetit themelor (603) dhe opinion me rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 të llogarisë së buxhetit të aktiviteteve të vetëfinancuar (787).
Revizioni ka konstatuar dobësi në evidentimin e detyrimeve të FIZHT, ku disa detyrime nuk janë paraqitur në kohë dhe plotësisht në evidencën kontabël. Edhe pse më 31 dhjetor 2024, detyrimet ndaj furnizuesve në vend janë paraqitur në shumën prej 853.964 mijë denarë gjegjësisht 13.863.000 euro, me kontrollimin e kryer në dokumentacionet e bashkangjitura dhe nga zbatimi i procedurave analitike janë konstatuar detyrime shtesë të pa evidentuar për arsye të ndryshme, dhe këto janë: kontrata për punë, vlerësimi i projekteve, dhe shpërblimet për organet drejtuese, në shumën totale prej 9.369 mijë denarë gjegjësisht 152.094 euro.
Është kryer regjistrimi vetëm i detyrimeve drejt përdoruesit të mbështetjes financiare për të cilët është miratuar raporti tremujor/ përfundimtar i monitorimit, dhe jo edhe totali i detyrimeve të evidentuar ndaj përdoruesit, për shkak që bilanci i detyrimeve afatshkurtra ndaj furnizuesve, i përcaktuar nga komisioni i regjistrimit dallohet nga bilanci i detyrimeve të evidentuara në evidentimin kontabël me gjendje të datës 31.12.2024, për 488.343 mijë denarë.
Këto gjendje, së bashku me mungesën e praktikës për konfirmimin e bilancit me kreditorët, nuk janë në përputhje me Ligjin për kontabilitetin e buxheteve dhe përdoruesve të buxhetit dhe ndikojnë në vërtetësinë, objektivitetin dhe plotësinë e raporteve financiare, si dhe në saktësinë e planifikimit buxhetor për periudhën e ardhshëm.
Me revizionin është konstatuar se Programi Vjetor i Punës i FIZHT për vitin 2024, me përjashtim të masave dhe aktiviteteve nga Shtylla 1 - Mbështetje financiare për sektorin privat, nuk përmban tregues financiarë për të gjitha fondet dhe fondet për masat, instrumentet dhe aktivitetet e veçanta. Për shkak se projektet nga Shtylla 1 në pjesën më të madhe realizohet më gjatë se një vit, me Programin nuk është dhënë pasqyrë reale për nevojat e mjeteve financiare në vitin 2024, as nuk është theksuar sa është pjesa nga mjetet janë të dedikuara për vitin aktual dhe sa për pagesën e detyrimeve të mbartura nga vitet e mëparshme.
Për më tepër, Programi i miratuar i Punës afatmesëm për periudhën 2025–2027 nuk përmban dinamikën e thirrjeve, as projeksionin për pagesën e fondeve ndaj përdoruesve, as tregues financiarë për instrumentet dhe vitet, që ndikon në transparencën e punës dhe nuk mundëson vlerësimin nëse menaxhimi me mjetet buxhetore është në përputhje me parimet buxhetore të përcaktuara nga Ligji për Buxhetet.
Llogaria vjetore dhe raportet e revizionit nga revizorët e jashtëm nuk janë miratuar nga këshilli drejtues dhe Qeveria, dhe nuk është përgatitur dhe dorëzuar Raporti Vjetor për ndihmën shtetërore të dhënë te Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Për më tepër, FIZHT nuk ka vendosur bazë të centralizuar me të dhëna (softuer) për mbështetje financiare të dhënë, përmes së cilës do të ndiqet zbatimi i instrumenteve të ndryshëm për mbështetje financiare. Njëherë, nuk po merren as masa për një ndjekje sistematike dhe gjithëpërfshirëse të rezultateve të arritura nga projektet e mbështetura pas përfundimit të tyre, as nuk bëhet analizë e thelluar afariste dhe financiare.
Në zbatimin e thirrjeve publike, është përcaktuar se disa nga punonjësit/ angazhuarit me kontratë pune dhe anëtarët e KD nuk e nënshkruajnë gjithmonë deklaratën për konflikt interesi, dhe drejtori i FIZHT nuk është deklaruar fare në bazë të konfliktit të interesit për thirrjet publike që ishin lëndë të revizionit.
Në lidhje me regjistrin e personave të specializuar për vlerësimin e projekteve është përcaktuar se ai nuk po mbahet sipas mënyrës së përcaktuar me aktet nënligjore, me çka nuk janë ndërmarrë aktivitete për kategorizimin dhe vlerësimin e personave të specializuar të regjistruar në seksionet përkatëse, me qëllim që të zgjidhen sipas një sistemi rotacioni.
Për thirrjet e zbatuara në vitin 2024, revizionit nuk iu sigurua informacion për mënyrën e zgjedhjes së personave të specializuar për vlerësimin e projekteve. Në kushte kur nuk është krijuar Regjistër adekuat, revizioni konstatoi se mënyra e zgjedhjes së personave të specializuar për vlerësimin e projekteve nuk po bëhet në përputhje me aktet nënligjore të parashikuara, me të cilën krijohet mundësia nga veprimet joobjektive gjatë zgjedhjes së personave të specializuara për vlerësimin e projekteve.
Te realizimi i kontratave për mbështetje financiare nga mostra e zgjedhur e 55 projekteve është konstatuar mosrespektimi i afateve për dorëzimin e raporteve tremujore për progresin nga ana e përdoruesve, si dhe realizimi jo në kohë i aktiviteteve, që është e lidhur me mospagimin e mjeteve drejt përdoruesve nga ana e FIZHT pas miratimit të raporteve tremujor.
Gjithashtu, është konstatuar miratimi i vonuar i raporteve tremujorë/përfundimtarë për aktivitetet e zbatuara, dhe në periudhën nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025 nuk është kryer monitorim, për shkak të vonesës në procedurën e prokurimit publik për shërbime menaxhimi të projekteve (monitorim), që rezulton me vonesë të pagesave drejt përdoruesve dhe ndalesë në realizimin e projekteve nga ana e përdoruesve.
Në bazë të të dhënave të siguruara nga FIZHT, është konstatuar se, me datë 31.12.2024, FIZHT ka detyrime të papaguara për raportet e miratuara ndaj përdoruesve në shumën totale prej 349.378 mijë denarë, ndërsa, shuma e papaguar e fondeve të mbajtura nga buxheti total i projektit, me datë 31.12.2024, është 14.070 mijë denarë. Një nga arsyet për detyrimet e papaguara ndaj përdoruesve është ndryshimi i buxhetit të FIZHT, me të cilën mjetet e llogarisë subvencione dhe transferime është zvogëluar për 310.000 mijë denarë, gjegjësisht për 32%.
Me programin vjetor të miratuar për punën e FIZHT, gjatë vitit 2024 janë zbatuar tre konkurse publike për instrumentet si vijojnë: grante të kofinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të shpejtë ekonomike, grante të kofinancuara për shoqëri tregtare të reja start-up dhe spin-off dhe grante të kofinancuara për komercializimin e inovacioneve.
Në pajtim me Konkluzionin e Qeverisë nga 28.06.2024, me rekomandim për ndërprerjen e të gjitha shpalljeve të hapura/aktive, KD i FIZHT ka miratuar Vendim me të cilin ndalohen të gjitha aktivitetet e lidhura me konkurset publike. Derisa të mbahet takimi përfundimtar me personin përgjegjës të FIZHT, revizioni nuk ka marrë informacion për rekomandimet ose vendimet e KD dhe të Qeverisë në lidhje me këto konkurse publike, që mundë të ketë ndikim në punën e mëtejshme të FIZHT.
Revizioni ka zbuluar gjendjen e strukturës pronësore/menaxhuese të përdoruesve të mbështetjes financiare. Pikërisht, me analizën e portofolit të projekteve të financuara nga FIZHT, është konstatuar se të njëjtit persona fizik shfaqen si menaxherë dhe/ose pronarë në disa persona juridikë që kanë marrë mjete nga FITR, shpesh në të njëjtin ose periudha të ngjashme kohore. Këta persona, përmes firmave të ndryshme, aplikojnë dhe marrin mjete për projekte të ndryshme, çka krijon mundësi për realizimin paralel të financimeve të shumta në kuadër të thirrjeve që nuk e kufizojnë një model të tillë.
Edhe pse nuk ekziston ndalim ligjor ose kufizim eksplicit për një person që të marrë pjesë si menaxher/pronar në disa aplikime, theksojmë se praktikat e mira kërkojnë shpërndarje të barabartë të mundësive, zvogëlim të përqendrimit të mjeteve te personat e lidhur, sigurinë e realizimit efektiv të çdo projekti individual, dhe shpenzimet e pranueshme për kofinancim duhet të jenë reale, të nevojshme dhe të lidhura drejtpërdrejt me projektin, si dhe të bazuara në çmime tregu dhe transaksione të pavarura. Me revizionin e akteve është konstatuar se vetëm në instrumentin për komercializimin e inovacioneve, ekziston klauzolë rregullatore që ndalon aplikimin nëse aplikuesi tashmë ka një projekt aktiv.
Në kornizën aktuale ligjor nuk ekziston detyrim që financimi të jetë i kufizuar tematikisht ose sektorialisht dhe nuk ekzistojnë kritere për financim prioritizues.
Me analizën e portofolit të përdoruesve të FIZHT është konstatuar se shumica e projekteve që kanë marrë mbështetje financiare janë në fushën e teknologjisë informative (26,91%) dhe teknologjisë inxhinierike (16,36%).
Vlera totale e mbështetjes financiare në këto dy fusha arrin 40.225.079 euro ose 46,78% të mjeteve totale të dhëna nga ana e FIZHT.
Me kryerjen e revizionit janë konstatuar parregullsi në lidhje me evidentimin e kërkesave në bazë për të drejtat licencuese (Kompenzim që FIZHT merr në bazë të realizimit të projekteve për inovacione ose transfer të teknologjive) dhe fitimet operative dhe në mënyrën e mbajtjes së evidencës së përdoruesve lidhur me detyrimet pas përfundimit të projektit dhe arkëtimin e të drejtave licencuese.
Tek instrumenti ,,Komercializimi i inovacioneve’’ edhe pse ekziston detyrimi kontraktual për pagesën e 5% të të ardhurave vjetore të përdoruesit të realizuara nga shitja e produktit/shërbimit që është rezultat i projektit, FIZHT nuk ka mekanizëm për të konfirmuar shumën e të ardhurave nga projekti, sepse ato shpesh nuk evidentohet veçmas nga përdoruesit, as nuk paguen në llogari të veçantë
Revizioni zbuloi rezultatet e analizës së kryer të dokumentacionit të mostrës së zgjedhur nga dhjetë projekte të përfunduara të mbështetura nga FIZHT, me qëllim vlerësimin e përmbushjes së detyrimeve për kthimin e mbështetjes financiare dhe suksesin e projekteve.
Nga kontrollet e kryera, u konstatuan se vetëm tre projekte realizojnë të ardhura, ndërsa shtatë nuk realizuan të ardhura nga aktivitetet e kryera. Kofinancim total i FIZHT për projektet nga mostra arrin 1.681.660 euro, nga të cilat 387.804 euro janë të dedikuara për projekte që gjenerojnë të ardhura, ndërsa 1.293.856 euro për projekte që nuk gjenerojnë të ardhura.
Revizioni rekomandon që FIZHT të vendosë mekanizëm për monitorimin e efekteve të mjeteve të dhëna dhe arkëtimi i të ardhurave pas përfundimit të projekteve, me qëllim përdorimin efikas të mjeteve publike dhe rritjen e përfitimeve nga projektet.
Për gjendjet e konstatuara, revizioni dha rekomandime për tejkalimin e mangësive dhe përgjegjësit janë të detyruara të ndërmarrin masa adekuate për zbatimin e tyre të plotë.
Me miratimin e Ligjit për veprimtarinë inovative, zhvillimin shkencor-teknologjik dhe ndërmarrësinë më 29.07.2025, krijohet Agjencia për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi, si pasues ligjor i Agjencisë për Ndërmarrësi dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, me çka Fondi i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik pushon së ekzistuari.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]