ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-njoftim për mediumet-
Shkup, 23.12.2025
Gazsjellësit magjistrale për të cilët janë shpenzuar mbi 143 milionë euro ende nuk janë vënë në përdorim
Me revizionin e kryer në SHA NOMAGAS Shkup është konstatuar se, pavarësisht se janë shpenzuar mbi 143 milionë euro për ndërtimin e tre gazsjellësve magjistralë, të njëjtët ende nuk janë vënë në përdorim. Gjithashtu, janë konstatuar parregullsi në menaxhimin me pronat, evidencën e kapitalit dhe shpërndarjen e kompensimeve, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë të pafavorshme në likuiditetin, transparencën dhe zhvillimin e sistemit të gazit në shtet
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë të SHA për ushtrimin e veprimtarisë energjetike – transmetimin e gazit natyror NOMAGAS Shkup, në pronësi shtetërore, për vitin 2024, me ç’rast u shpreh opinioni i pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024, si dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

|
Vlera e investimeve në ndërtimin e gazsjellësve magjistralë në periudhën 2016–2024, në mijëra denarë |
Me revizionin është konstatuar se pjesa më e madhe e investimeve në vijim kanë të bëjnë me ndërtimin e tre gazsjellësve magjistralë (LOT 1 – 61 km, LOT 1 – 36 km, LOT 2 dhe LOT 5). Këto investime arrijnë në 8.837.849 mijë denarë (pa TVSH), përkatësisht mbi 143 milionë euro edhe pse janë ndërtuar plotësisht në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2024, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike gjatë eksproprijimit të tokës dhe zvarritjeve që rrjedhin nga afatet për miratimin e ndryshimeve gjatë ndërtimit në periudhën e kaluar, të njëjtët ende nuk janë vënë në përdorim.
Me ndryshimet e Ligjit për Ndërtim, nga prilli i vitit 2025 është thjeshtuar procedura për marrjen e lejeve për përdorimin e objekteve infrastrukturore linjore, edhe nëse më parë nuk është kryer regjistrimi i tokës dhe regjistrimi në kadastrin e objekteve infrastrukturore, me çka nga ana e NOMAGAS SHA Shkup, në qershor 2025, është nënshkruar marrëveshje kornizë për prokurimin publik të shërbimeve gjeodezike dhe sigurimin e lejeve ligjore për përdorim.
NOMAGAS SHA Shkup disponon me fletë-pronësie për gazsjellësin magistral Deve Bair–Shkup dhe edhe për gjashtë objekte të tjera infrastrukturore, por për 78 objekte shoqëruese si stacione blloku, stacione matëse-rregulluese dhe stacione pastruese, statusi ligjor ende nuk është përcaktuar. Për to po zhvillohen procedura për legalizim pranë Ministrisë së Transportit dhe komunave përkatëse.
Edhe pse disa nga objektet janë ndërtuar që në periudhën 1995–2000 me dokumentacion të rregullt, ato kurrë nuk janë regjistruar në Agjencinë e Kadastrit të Patundshmërive. Procedurat për legalizim zgjasin me vite, dhe disa nga lëndët janë transferuar midis komunave dhe Ministrisë, që ka zgjatur edhe më tej procesin e regjistrimit. Deri në përfundimin e revizionit, NOMAGAS SHA Shkup ende nuk ka marrë vendime për asnjërën nga 78 procedurat e filluara për legalizim.
Me revizionin është theksuar se ende nuk është krijuar një operator i sistemit për shpërndarjen e gazit natyror, edhe pse aktivitetet për këtë janë nisur në periudhën e kaluar. Në të vërtet në fund të vitit 2019 nga ana e Qeverisë është miratuar Vendimi për fillimin e procedurës për dhënien e kontratës për vendosjen e Partneriteti Publik Privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit distributiv të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo procedurë me Vendim të Qeverisë në gusht 2024 u anulua, dhe për këtë arsye mbetet ende e pasigurt përcaktimi i Operatorit për shpërndarjen e gazit natyror.
Gjendja shtesë që mund të ndikojë në mënyrë të pafavorshme në cilësinë dhe dinamikën e mirëmbajtjes, zgjerimit dhe lidhjes së sistemit me rrjetet e gazit në shtetet fqinje është se, deri në fund të vitit 2024, NOMAGAS AD Shkup nuk ka miratuar plan dhjetëvjeçar për zhvillimin e rrjetit të transmetimit për periudhën 2024–2035.
Me revizionin është konstatuar se në librat tregtarë të NOMAGAS AD Shkup, vlera e kapitalit arrin 58,3 milionë euro, dhe ajo është 28,1 milionë euro më e ulët në raport me vlerësimin e kryer. Me këtë, edhe në Depozitarin Qendror të letrave me vlerë dhe në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriu është regjistruar vlera më vogël e kryegjësë themelore.
Në procesin e themelimit të NOMAGAS AD Shkup, ndër të tjera, u miratua Ligji për Zgjidhjen e Kontestit shumëvjeçare ndërmjet Qeverisë dhe SHA për tregti me naftë dhe derivateve të naftës Shkup, në bazë të të cilit u krye blerja e njërës nga dy aksionet në SHA GA-MA Shkup, me të cilën kjo shoqëri ka kaluar në pronësi tërësisht shtetërore. Transaksioni u zbatua në bazë të vlerësimit të mëparshë të kryer nga Byroja për Ekspertizë Gjyqësore, me të cilën vlera totale e kapitalit të AD GA-MA Shkup u vlerësua nga 37.4 milionë euro në 65.5 milionë euro. Me arsyetimin se vlerësimi nuk ishte dorëzuar te personat përgjegjës, e njëjta kontabilitet nuk është evidentuar në librat tregtare të SHA GA-MA Shkup.
|
Janë blerë tuba për ndërtimin e rrjetit distributiv për transmetimin e gazit natyror – unaza e Qytetit të Shkupit. |
Stoqet e materialeve, inventarit të vogël dhe pjesëve rezervë në fund të vitit 2024 janë vlerësuar në shumën 264.254 mijë denarë. Mbi 80% e stokut rrjedh para vitit 2019 dhe deri në periudhën e kryerjes së revizionit ato nuk janë harxhuar, me çka vë në pikëpyetje nevojën për blerjen e tyre, si dhe mundësinë që ato të jenë të vjetruara dhe të papërdorshme. Një pjesë e këtyre stokut, në vlerë prej 98.315 mijë denarë, ishte blerë për realizimin e projekti për ndërtimin e rrjetit të transmetimit të gazit natyror, që përbën pjesën e fundit të mbetur për mbylljen e gazsjellësit kryesor në Qytetin e Shkupit, që nuk u realizua. Për këtë gjendje, revizorët raportuan edhe në Raportin Përfundimtar të revizionit të kryer të pajtueshmërisë me temën ,,Zhvillimi i sistemit të gazifikimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut’’ zbatuar në përputhje me Programin Vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023, ku u theksua se, për shkak të koordinimit të pamjaftueshëm me shërbimet kompetente të Qytetit të Shkupit, unaza përfundimtare nuk është përfunduar, ndërsa është ndërtuar një rrugë e re, për çka në të ardhmen, për të mbyllur unazën e gazsjellësit rreth qytetit, do të nevojiten aktivitetet dhe shpenzimet shtesë ndërtimore. Në vitin 2025, për këtë arsye, janë filluar aktivitetet përkatëse.


NOMAGAS kryen shërbimin e balancimit, d.m.th. blen ose shet gaz në bursën e gazit në varësi të nevojave të përdoruesve (palët përgjegjëse për balancë – PPB) nga ajo nëse pala PPB ka bërë debalancë pozitive apo negative.
Me revizionin është konstatuar zbatimi joadekuat i formulës për llogaritjen e tarifës për neutralitetin, si dhe mënyra e distribuimit të tarifës për neutralitetin për PPB në përputhe me aktivitetet e tyre.
Pikërisht, formula e parashikuar me Metodologjinë nuk zbatohet me rregull, për shkak të dilemëvë që ekzistojnë në lidhje me përfshirjen e sasiëve të parashikuara të importit dhe eksportit të gazit natyror. NOMAGAS SHA Shkup ka paguar tarifë për neutralitetin në shumë pej 44.612 mijë denarë, për periudhën e balancimit të vitit 2023, për gjashtë PPB, edhe pse, sipas të dhënave të marra nga shoqëria, në vitin 2023 ekzistojnë katër grupe balancuese të përfaqësuara nga PPB.
Sipas metodologjisë së përmendur PPB, e cila vepron në emër të një grupi balancues, është e detyruar të kryejë distribuimin e kostove për neutralitetin ndërmjet anëtarëve të grupit të saj, në përputhje me marrëveshjen e lidhur. Me revizionin është konstatuar se gjatë paguajtjes së tarifës për neutralitetin, janë përfshirë pavend dy persona juridik. Një person juridik ishte anëtar i një grupi balancues të përfaqësuar nga PPB gjatë vitit 2023, ndërsa tjetri nuk ishte fare PPB, as anëtar i një grupi balancues. Këta dy persona juridik u përvetësuan në mars me statusin PPB, gjegjësisht në shtator 2024.
Në raportin e revizonit është zbuluar depozitë e afatizuar në bankë komerciale në shumë prej 20.000 mijë denarë, e cila rinovohet automatikisht çdo tre muaj me një normë fikse interesi, dhe në bazë të së cilës në vitin 2024 është realizuar të ardhur minimale prej 65 mijë denarë në vit. Revizorët konstatuan se Këshilli i Drejtorëve nuk ka marrë një vendim për këto depozita, që nuk është në përputhje me Statutin e shoqërisë, i cili parashikon se Këshilli është ai që merr vendime për mjetet mbi 50 mijë euro. Nëse merret parasysh se gjatë periudhës kur mjetet ishin të afatizuara, shoqëria kishte kredi të papaguara, vihet në dyshim saktësia e vendimit për afatizimin dhe efekti i të ardhurave nga interesat.
NOMAGAS SHA Shkup ka kërkesa pas dhënies së huas afatshkurtër prej 75.000 mijë dënarë, dhënë SHA Postës së Maqedonisë së Veriut, i cili në pajtim me marrëveshjen e lidhur duhet të kthen deri 30 dhjetor 2025, me pagesën e interesit ligjor në rast vonese. Me revizionin është konstatuar se, deri në maj të vitit 2025, janë paguar 2.000 mijë denarë, që është rreth 2,5% e shumës totale të huasë, për shkak të së cilës u theksua se aktivitete të tilla, të cilat nuk janë pjesë e veprimtarisë themelore të shoqërisë, mund të ndikojë negativisht në likuiditetin dhe fitimprurësinë e shoqërisë dhe pagesat e rregullta të kredisë.
Në raport është shënuar se në vitin 2025 kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e një gazsjellësi interkonektiv me Greqinë, i financuar me kredi dhe grante nga Banka Evropiane e Investimeve. Marrëveshja e kredisë është në shumën 29,9 milionë euro, ndërsa granti investues është 12,4 milionë euro (nga të cilat 9,9 milionë euro janë grant investues për financimin e shpenzimeve për punë dhe/ose blerje, 2,5 milionë euro janë grant për ndihmë teknike për financimin e shpenzimeve për shërbime, dhe 50 mijë euro janë grant për financimin e komunikimit dhe dukshmërisë).
Në gusht 2025, shoqëria mori 6 milionë euro nga granti investues për financimin e shpenzimeve për punë, të cilat u transferuan menjëherë te kontraktori me të cilin në maj 2025 lidhën marrëveshje për ndërtim. Për më tepër, granti për ndihmë teknike prej 500 mijë euro, nga i cili janë shpenzuar 7.022 mijë denarë (rreth 114 mijë euro) për shërbime të kryera, dhe granti për komunikim dhe dukshmëri, nga i cili janë shpenzuar 2.467 mijë denarë (rreth 40 mijë euro), në bazë të marrëveshjes së lidhur për bashkëpunim të biznesit dhe teknik.
Janë theksuar gjendjet që rrjedhin nga miratimi i Ligjit për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në shoqëri me të cilën hiqet detyrimi për kthimin e mjeteve për kredinë e marrë për ndërtimin e gazsjellësve kryesorë LOT 2 dhe LOT 5. Në këtë pjesë, theksojmë gjithashtu kostot për provizionin për mjetet e pa tërhequra nga kredia, në shumë prej 2,47% të vlerës së tij vjetore, që arrin totalin prej 412.407 mijë denarë, të cilat nuk duhej të kapitalizoheshin. Me revizionin e kryer janë konstatuar edhe gjendje të tjera lidhur me mënyrën e regjistrimit të pasurive jo materiale dhe rezervave, regjistrimin e kryer, përdorimin e ligjit për prokurimet publike, dobësitë në aktin për sistematizimin e vendeve të punës dhe aktet që rregullojnë mënyrën e llogaritjes së pagave, si dhe fitimin e shpërndarë për vitin 2023, pa miratuar më parë raporte financiare dhe llogari vjetore, objekte për hapësira biznes dhe magazina që janë ndërtuar por nuk përdoren për shkak se në vend tjetër panevojshme paguhet qiraja, të panevojshëm janë shpenzimet për riparimin e tubave të gazit të dëmtuar të shkaktuara nga shërbimet e angazhuara nga Komuna e Gazi Babës dhe nga kushte të tjera.
Për të gjitha parregullsitë dhe dobësitë e identifikuara, Enti Shtetëror i Revizionit dha rekomandime konkrete te organet dhe personat përgjegjës për distancimin e tyre dhe avancimin e punës materiale dhe financiare në shoqëri,
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]