dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Lëndë të vjetruara dhe mjete të papaguara në buxhetin e shtetit, sulme të TI-së dhe më shumë parregullsi në punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës

18.12.2025

 

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-
Njoftim për mediat -

Shkup, 18.12.2025

 

Lëndë të vjetruara dhe mjete të papaguara në buxhetin e shtetit, sulme të TI-së dhe më shumë parregullsi në punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës

Me revizionin e kryer të  punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për vitin 2024, është konstatuar veprim joadekuat në procesimin e lëndëve kundërvajtëse, menaxhimin me prokurimet publike, sigurinë TI-së dhe procedurat për kategorizimin e objekteve hoteliere për akomodim

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raportit financiar së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për vitin 2024.

Janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mospajtueshmëri që ndikojnë në shprehjen e një opinioni me rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe opinion të pafavorshëm për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura në llogarinë e buxhetit bazë 637, si dhe opinion pa rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe opinion me rezervë për pajtueshmërinë e aktiviteteve, transaksioneve financiare dhe informacioneve me rregullativën përkatëse ligjore në llogarinë e buxhetit bazë 631.

Nga shqyrtimi i kryer i dokumentacionit, është konstatuar veprim joadekuat i Departamentit për Procedurë Kundërvajtëse, Gjyqësore dhe Administrative, si dhe i Komisionit për Kundërvajtje, në raport me kërkesat për inicimin e procedurave kundërvajtëse në përputhje me ligjet të veçanta, si dhe lëndët të cilët kanë filluar, ndërsa nuk janë përfunduar nga ISHT, që ka si pasojë mjete të papaguara në Buxhetin e shtetit prej 2.078.000 euro.

Edhe pse Komisioni për Kundërvajtje është formuar në vitin 2019, veprimi sipas lëndët filloi prej vitit 2022 me formimin e komisionit të ri. Dorëzimi i dokumentacionit të plotë nga Departamenti te Komisioni bëhet pas kalimit të një periudhe prej disa vitesh, ndërsa përgatitja e akteve që rrjedhin nga Procesverbalet e Komisionit për Kundërvajtje bëhet pas një periudhe prej dy deri në shtatë muaj. Nga ana tjetër, Departamenti nuk përgatit raporte mujore, gjysmëvjetore dhe vjetore për funksionimin e tij, që nuk është në përputhje me detyrat dhe obligimet e përcaktuara me Rregulloren për Sistematizimin.

Deri në nëntor 2024, për shkak të  parashkrimit të afatit të Kërkesave për iniciimin e procedurave kundërvajtëse, Komisioni ka marrë 1.534 Vendime për ndërprerjen e procedurave kundërvajtëse, që ka rezultuar në të ardhura më të ulëta të arkëtuara në Buxhetin e shtetit në vlerë prej 127.721 mijë denarë, gjegjësisht 2.078.000 euro.

Më shumë, përfundim në maj 2025, nga Inspektorati Shtetëror i Tregut te Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë dorëzuar 398 lëndë për veprim, prej të cilave 164 janë nga viti 2023, 152 nga viti 2024 dhe 82 nga viti 2025.

 

1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Revizioni gjithashtu thekson se në shtator 2024 mbi softuerin për lëndët kundërvajtëse është kryer sulm i paautorizuar i targetuar, ka rezultuar me humbje të plotë dhe të pakthyeshme të të dhënave.

Për nevojat e rrethimit të parcelave të destinuara për ndërtimin e elektrocentraleve fotovoltaike, Ministria e Ekonomisë ka realizuar dy faza të prokurimit. Faza e parë, me vlerë kontraktuale prej 9.750 mijë denarë ose 158.536 euro, është përfunduar në përputhje me projektin dhe leje për ndërtime. Për fazën e dytë, me vlerë kontraktuale prej 25.871 mijë denarë ose 420.667 euro, prokurimit deri në momentin e revizionit nuk është realizuar, nuk është parashikuar garanci bankare për zbatimin cilësor të kontratës, as nuk është nënshkruar aneks për zgjatjen e afatit, dhe nuk janë ndërmarrë masa ligjore për arkëtimin e gjobave kontraktuale, me të cilat nuk arrihen qëllimet e kontratës.

Për shkak të ndryshimeve në Ligjin për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore, dokumentacioni për investimet është dorëzuar te Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, por deri në momentin e revizionit nuk është marrë vendim për ndërprerjen dhe përdorimin e përhershëm, për shkak të cë cilës mjetet ende mbahen në evidencën kontabël të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Gjatë revizionit, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para ka dorëzuar një kërkesë te Avokatura Shtetërore për iniciimin e padisë kundër operatorit ekonomik.

Në lidhje me sektorin TI-së, është konstatuar se ai funksionon vetëm me 3 punonjës nga 12 vendet e punës të parashikuara (25% e kapacitetit), gjatë së cilës nuk janë miratuar politika dhe procedura për sigurinë e informacionit, nuk është caktuar person përgjegjës për sigurinë e informacionit, as nuk është kryer analizë e rreziqeve TI-së.

Edhe pse është lidhur kontratë për softuerin-backup, nuk është përcaktuar monitorim i vazhdueshëm dhe provë e korrektësisë së kopjeve rezervë, ndërsa rrezik shtesë është përdor edhe te sistemet operative të vjetruara pa masa të përcaktuara për mbrojtje. Mos marrja e masave për sigurimin e informacionit ka çuar që Ministria e Ekonomisë dhe Punës të jetë lëndë i sulmit të targetuar TI-së në shtator 2024, që ka shkaktuar pamundësinë e të gjitha shërbimeve siç janë adresat e email-it, veb serverit dhe data bazave.

Edhe pse sistemet u rikuperuan pas 37 ditësh përmes kopjeve rezervë, një pjesë e të dhënave, përfshirë edhe evidencën elektronike të lëndëve nga Sektori i Drejtësisë, janë të humbura në mënyrë të pakthyeshme.

 

Gjatë analizës së kornizës ligjor me të cilën rregullon ushtrimin e veprimtarisë hotelierike, është konstatuar se ekzistojnë mangësi në procesin e dhënies së licencave dhe kategorizimit të objekteve hotelierike. Ligji nuk parashikon verifikim të detyrueshëm të përmbushjes së kushteve minimale teknike, sanitare-shëndetësore, kundërzjarr dhe ekologjike para lëshimit të vendimeve për kategorizim dhe licencave për funksionimin e objekteve hotelierike, asnjë mekanizëm për kontrollin e fillimit të punës.

Gjithashtu, nuk është përkufizuar afati për zbatimin e mjetit juridik kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa për lëshimin e licencës ose hiqet licenca për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike në bar natën, kabare, disco-klub dhe disco-klub në hapësirë të hapur, dhe për to nuk parashikohet regjistër i detyrueshëm për licencat e lëshuara për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike.

Kategorizimi i objekteve hotelierike, si dhe rinovimi i vlefshmërisë së vendimeve për kategorizim dhe licencave, bëhet vetëm pas dorëzimit të kërkesës, pa informimin dhe veprimin e detyrueshëm ndërinstitucional, që krijon rrezik për funksionim pa përmbushje të kushteve ose pa dokumente të vlefshme.

Revizioni thekson se, edhe pse ekziston detyrimi i përkufizuar ligjërisht për kryerjen e mbikëqyrjes nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe organet e tjera inspektuese, ekzistojnë mospajtueshmëri ligjore në procedurat për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe zbatimin e masave inspektuese, me të cilën mund të vërë në dyshim arritjen e qëllimeve të mbikëqyrjes inspektuese.

2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministria e Ekonomisë në vitin 2024 ka lëshuar 2 licenca për disco-klub, 4 për disco-klub në hapësirë të hapur, 16 për kabare, 31 vendime për kategorizimin e restoranteve dhe 42 vendime për kategorizimin e objekteve hotelierike për akomodim. Në vitin 2025 janë marrë 2 licenca për disco-klub, 1 për disco-klub në hapësirë të hapur dhe 8 për kabare.

Për shkak të procedurës aktuale hetimore, dokumentacioni për lëshimin e licencave për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike në bar natës, kabare, disco-klub dhe disco-klub në hapësirë të hapur nuk ishte i disponueshëm për revizion.

Revizioni ka konstatuar se në vitin 2024, komisioni për kategorizimin e objekteve hotelierike për akomodim, si dhe të objekteve hotelierike për ushqim, i përbërë nga 13 anëtarë nga tetë institucione, nuk ka respektuar afatet ligjore për përgatitjen e raporteve, ndërsa pagesat hotelerike për shërbimet i kanë kryer pas përfundimit të kategorizimit, në vend që t’i kryenin gjatë dorëzimit të kërkesës. Nga 60 mbikëqyrje të parashikuara rregullisht, janë realizuar vetëm 40, ndërsa mbikëqyrjet jashtëzakonshme nuk janë kryer fare.           

Për gjendjet e konstatuara, revizioni ka dhënë rekomandime për tejkalimin e mangësive, dhe autoritetet kompetente janë të detyruara të ndërmarrin masat adekuate për zbatimin e plotë të tyre.

 

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri  +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov  +389 70 358 486 [email protected] 
Martin Duvnjak    +389 75 268 517 [email protected]